Sport

Aubameyang firmos me Chelsea-n, numri që do mbajë sulmuesi te “blutë” e Londrës

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 02 September 2022

Pierre-Emerick Aubameyang është zyrtarisht lojtar i Chelsea-t.

Sulmuesi kaloi nga Barça te londinezët për 12 milionë euro plus Marcos Alonson në këmbim.

Duke folur pas kalimit te Chelsea, Aubameyang tha: “Ndihem i nderuar që jam pjesë e kësaj skuadre dhe nuk mund të presë të vazhdoj.”

-Advertisement-

Nga postimet e Chelsea-t në rrjetet sociale mësohet edhe që 33-vjeçari do mbajë fanellën me numrin 9.

Aubameyang kaloi në janar te Barcelona dhe i ndihmoi shumë katalanasit në një nga momentet më të vështira të historisë së tyre, por me afrimet e reja, ku kryeson ai i Robert Lewandowskit, 33-vjeçari nuk pa më hapësira të mjaftueshme te skuadra e Xavit, ndaj dhe pranoi rikthimin në Premier League.

Kush po e Feston Ditëlindjen në Krejt Kosovën?!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy