KOMF: 34.4 për qind e raportimeve të nxënësve thonë se ka mësimdhënës që ngacmojnë seksualisht
Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 30 August 2022
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë ka mbajtur sot një konferencë për media ku është shprehur shqetësimi karshi neglizhimit, mosveprimit të institucioneve dhe performancës së dobët të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, në parandalimin e situatave të sulmeve dhe abuzimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe trajtimin e rasteve ku fëmijët janë viktima të abuzimit seksual.
Sipas KOMF, viteve të fundit ka pasur rritje të vazhdueshme të numrit të rasteve të veprave kundër integritetit seksual të fëmijëve sikurse dhunimi, sulmi seksual, degradimi i integritetit seksual dhe keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi.
“Veprat penale kundër integritetit seksual të fëmijëve janë duke ndodhur në ambiente si familje, komunitet, madje edhe në institucionet e mandatuara për mbrojtje të fëmijëve, si për shembull në institucione edukative, shkolla, etj. Sipas të dhënave nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës 34.4% e raportimeve të nxënësve tregojnë se në shkolla ka mësimdhënës që ngacmojnë seksualisht, përderisa në sistemin për Menaxhimin e Informatave në Arsim nuk është raportuar asnjë rast i ngacmimit apo abuzimit seksual, në asnjë shkollë të Kosovës. Kjo tregon që sistemi i parandalimit dhe i raportimit brenda shkollave nuk është duke funksionuar”.
Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:
Nisur nga rasti i fundit i dhunimit seksual të të miturës 11 vjeç, KOMF i cili përfaqëson 34 organizata jo qeveritare, mbajti konferencë të jashtëzakonshme për media, ku shprehu shqetësimin e thellë karshi neglizhimit, mosveprimit të institucioneve dhe performancës së dobët të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, në parandalimin e situatave të sulmeve dhe abuzimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe trajtimin e rasteve ku fëmijët janë viktima të abuzimit seksual.
KOMF shprehu indinjatën e thellë lidhur me krijimin e kulturës së mos ndëshkimit të kryerësve të veprave të krimeve seksuale kundrejt fëmijëve, të kultivuar në radhë të parë nga vetë institucionet e mandatuara për mbrojtjen e fëmijëve. Kjo kulturë ka stimuluar një mjedis social të pasigurt e të rrezikshëm, ku shkelja e të drejtave themelore të fëmijëve, cenimi i integritetit të tyre fizik, moral dhe seksual, bëhet fenomen i zakonshëm e jo përjashtim”.
Viteve të fundit ka pasur rritje të vazhdueshme të numrit të rasteve të veprave kundër integritetit seksual të fëmijëve sikurse dhunimi, sulmi seksual, degradimi i integritetit seksual dhe keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi. Përkatësisht, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në vitin 2021 janë shënuar 249 raste kundër integritetit seksual të fëmijëve.
Veprat penale kundër integritetit seksual të fëmijëve janë duke ndodhur në ambiente si familje, komunitet, madje edhe në institucionet e mandatuara për mbrojtje të fëmijëve, si për shembull në institucione edukative, shkolla, etj. Sipas të dhënave nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës 34.4% e raportimeve të nxënësve tregojnë se në shkolla ka mësimdhënës që ngacmojnë seksualisht, përderisa në sistemin për Menaxhimin e Informatave në Arsim nuk është raportuar asnjë rast i ngacmimit apo abuzimit seksual, në asnjë shkollë të Kosovës. Kjo tregon që sistemi i parandalimit dhe i raportimit brenda shkollave nuk është duke funksionuar.
Rastet e abuzimeve seksuale të fëmijëve dëshmojnë dhimbshëm jo vetëm ngathtësinë dhe mefshtësinë e sistemit të mbrojtjes së fëmijës viktimë e abuzimit seksual, por edhe mungesë të theksuar të seriozitetit të gjithë sistemit të drejtësisë, në trajtimin dhe ndëshkimin e kryerësve të abuzimit seksual me fëmijët.
Marrë parasysh rastet e shumta që janë raportuar dhe bërë mediatike së fundmi, përfshirë këtu edhe rastet që kanë përfunduar me fatalitet pikërisht për shkak të dështimit të institucioneve të sistemit prokurorial dhe gjyqësor, ne kemi pritur reagim institucional nga niveli më i lartë, me qëllim reflektimi, mobilizimi dhe llogaridhënieje për mungesë performancë në nivel të përgjegjësisë, të të gjithë akterëve të sistemit të mbrojtjes së fëmijës. Mosveprimi perceptohet si indiferencë e kjo reflekton negativisht tek ofruesit e mbrojtjes në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe përgjegjësisë.
KOMF me anë të kësaj deklarate kërkon:
- Auditimin e trajtimit nga institucionet shtetërore të rasteve të dhunës seksuale ndaj fëmijëve, përfshirë trajtimin e kryesve të veprave penale që kanë të bëjnë me dhunë seksuale, gjatë pesë viteve të fundit;
- Krijimin e databazës së personave të dënuar për vepra penale kundër integritetit seksual të fëmijëve dhe rrjedhimisht ndalimin e qasjes së tyre tek fëmijët, sipas modeleve ekzistuese në hapësirën Evropiane, duke u bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës;
- Ashpërsimin e dënimeve që shqiptohen ndaj kryerësve të veprave penale kundër integritetit seksual brenda limiteve të përcaktuara me Kodin Penal;
- Ofrimin urgjent të trajtimit dhe mbrojtjes adekuate për të gjithë fëmijët, viktima të ngacmimit apo abuzimit seksual;
- Përgjegjësi penale nga të gjithë profesionistët e mandatuar për mbrojtje të fëmijës, në rast dështimi gjatë ushtrimit të obligimit ligjor për trajtimin efikas të këtyre rasteve.
Mbesim në pritje të veprimeve urgjente të institucioneve të Republikës së Kosovës për trajtimin e situatave të veprave kundër integritetit seksual të fëmijëve.
KOMF është i hapur për të bashkëpunuar me institucionet përkatëse, në përpjekjet e përbashkëta për të garantuar jetë të sigurtë, të shëndetshme dhe dinjitoze për të gjithë fëmijët.
Të tjera
-
Një grua raportohet e zhdukur në Gjilan
Një grua është raportuar e zhdukur në Gjilan. Rastin në polici e ka lajmër...
-
Policia tregon se çka gjeti në shtëpinë e personit që shtiu me armë në Bregun e Diellit
Policia ka treguar se çka ka gjetur në shtëpinë e të dyshuarit që shtiu me ar...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Pejë
Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë. Sipas raportit policor, në...
-
Rohde pas deklaratave të Hill publikon një deklaratë të Kancelarit Sholz ku kërkohet që Serbia ta njoh Kosovën
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka bërë një reagim mbrëmë vonë n...
-
Anketat: Garë e ngushtë me Biden, Donald Trump takime në Kapitol me ligjvënës republikanë
Ish-Presidentit Donald Trump iu ofrua një mirëpritje entuziaste të enjten, ku...
-
Kurti merr pjesë në përurimin e shërbimit të Kardiologjisë Intervente në Spitalin e Prizrenit
Kryeministri Albin Kurti do të marrë sot pjesë në përurimin e shërbimit të Ka...
-
Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut
Çdo vit në 14 qershor, në vende të ndryshme të botës kremtohet Dita Botërore ...
-
Aksionarët e Tesla-s miratojnë paketën e pagës për Elon Musk, zbulohet shifra marramendëse që do të paguhet CEO i kompanisë
Aksionarët e Tesla kanë miratuar një marrëveshje pagese prej 45 miliardë doll...
-
Moti në Shqipëri me vranësira, reshje shiu dhe stuhi
Meteorologët thonë se rrymat ajrore Atlantike po ndikojnë Evropën perëndimore...
-
Del nga koma pas 15 ditësh avokati i Sali Berishës
Avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi, ka dalë nga koma pas 15 ditës, pasi ...
-
Biden dhe Zelensky nënshkruajnë marrëveshjen 10-vjeçare të sigurisë, presidenti ukrainas: Ditë historike!
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joe Biden dhe president...
-
Komisioni hetimor për librat, diskuton për angazhimin e ekspertëve
Në Kuvendin e Kosovës, tre komisione parlamentare kanë përaljruar aktivitetet...