Mori titullin “Ylli i Madh i Mirënjohjes”, Florian Marku me histori rrëqethëse: I premtova nënës se do vinte kjo ditë…
Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 27 August 2022
Kampioni shqiptar i boksit, Florian Marku është nderuar sot me tillun “Ylli i Madh i Mirënjohjes”, dy ditë pasi u shpall kampion në boks për peshën “welterweight” në versionin WBC Silver duke mposhtur me pikë meksikanin Miguel Parra Ramirez.
Në fjalën e tij falenderuese, Floriani rrëfehu historinë e vështirë të jetës së tij, sesi arriti me shumë punë dhe mund të ishte kampion në boks.
Ai tregoi se së bashku me familjen emigroi në shtetin grek që kur ishte 7 vjeç, aty ku filluan edhe peripecitë, pasi familja e tij nuk kishte shumë të ardhura. Ndër të tjera, Floriani tregoi edhe sesi i kishte premtuar nënës së tij se ajo nuk do punonte më pasi ai të rritej, dhe kështu ndodhi.
Fjalimi i Florian Markut: Kjo për mua është ëndërr e bërë realitet. Gjithë Shqipëria të më shohë mua, nuk di çfarë të them. Kam lindur në Lushnjë, në moshën 7 vjeç kam emigruar me familjen në Selanik ku nisa futbollin. Ndërrova sportin iu futa boksit. Unë nuk vij nga një familje e pasur, nëna ime ka punuar edhe pastruese por i kam thënë disa fjalë. Sa të kalojnë disa vite ti nuk ke për të punuar më kurrë dhe shyqyr zotit ajo nuk ka më nevojë. Nuk është fat, këto të çarat në fytyrë janë të vogla. Se kam hedhur kurrë poshtë flamurin shqiptar. Kam pasur shumë opsione. Kisha një karrierë të suksesshme. Duart i kam operuar pesë herë. Boksin e kam pasur gjithmonë ëndërr. Në Greqi nuk kam pasur letra, dhe e vetmja mundësi ishte kickboksi ku nuk na kontrollonin shumë. Në Angli kam shkuar rastësisht. Një promotor më premtoi që do i kesh të gjitha gati, mora nusen dhe u nisëm në Angli, aty çdo gjë ishte mashtrim, nuk kisha asgjë gati. Asnjëri nuk kishte besim. Në ndeshjen e parë dola me sukses, shqiptarët nuk më kanë zhgënjyer kurrë e kanë mbushur gjithmonë sallën. Kështu mu hapën rrugët e suksesit me shumë punë. Dua t’i them rinisë se në çdo fushë duhet shumë punë dhe sakrifica. Mua më paragjykojnë thonë nuk e Meriton. Nuk e dini se çfarë kam kaluar për të mbërritur këtu ku jam. Dashuria e madhe për të arritur këtu ku jam më ka bërë që kurr mos të dorëzohem, këtë mesazh kam edhe për të rinjtë. Dita juaj do vijë! Jam shumë i lumtur që jam sot këtu./TCH
Të tjera
-
Hyseni: Palestina e mban qëndrimin e Beogradit – Do të ishte hap i gabuar t’ua njohim pavarësinë
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, ka thënë se historia e ...
-
Ushtrim i përbashkët i KFOR-it dhe EULEX-it në Mitrovicë për raste krizash
Njësiti i KFOR-it dhe pjesëtarë të misionit të EULEX-it kanë kryer ushtri...
-
Breshër i madh në Suharekë
Reshje të mëdha të shiut të përcjella edhe me breshër kanë përfshirë sot komu...
-
Kurti në takim me Sarrazinin: Këtë vit presim më shumë rezultate nga Procesi i Berlinit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një postim të bërë në platormën “X” k...
-
A do të heq dorë sot Abdixhiku nga kërkesa për dorëheqjen e Kurtit, duke krijuar mundësinë për zgjedhje të parakohshme?
Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë...
-
Kurti: Zvicra, një ndër investitorët kryesorë në Kosovë me 1.1 miliard euro investime
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministrja për Industri, ...
-
Konjufca uron Afrim Gashin pasi u zgjodh krykuvendar në Maqedoni të Veriut: Mezi pres t’ia nisim bashkëpunimit
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka uruar Afrim Gashin pasi ësht...
-
Mashtrohen pensionistët, policia nis hetimet për identifikimin e grupit
Policia e Kosovës, me datë 13 maj 2024 ka pranuar autorizim nga Prokurori kom...
-
Afrim Gashi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut
Afrim Gashi është zgjedhur kryetar i Kuvendi të Maqedonisë së Veriut. Ai u...
-
Dorëzohen në polici tre persona nga 6 të dyshuarit për plagosjen në Prizren
Janë vetëdorëzuar në polici edhe tre persona nga gjashtë të shpallurit në kër...
-
Netanyahu deklarohet për sülmin në Rafah
Kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi se sulmi izraelit në qytetin jugor t...
-
Nga 1 qershori bllokohet një pjesë e rrugës Kaçanik-Hani i Elezit
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar ...