Rrahman Jasharaj i reagon ashpër qeverisë Kurti pas kërcënimit për ndalje të pagave të grevistëve
Autori: Samire Jaha 12:04 | 25 August 2022
Sot në Kosovë ka filluar greva e përgjithshme e sektorit publik e kjo për shkak se sindikalistet nuk kanë arritur qe të merren vesh me Qeverinë për kërkesën me shtesat me nga 100 eyro, shkruan Gazëta Infokus
Në lidhje me ketë Qeveria e Kosovës, ka kërcënuar grevistet që ata që janë bashkuar me këtë grevë do të pezullohen nga paga, duke u thirrur në ligjin për grevat, neni 18.
E një kundërpërgjigje për këtë kërcënim të Qeverisë ka dhënë edhe Rrahman Jasharaj, përfaqësuesi i BSPK-së.
Jasharaj në një prononcim për Gazetën Infokus ka thënë se nëse qeveria ka vendosur qe të jau ndalë pagën do të ketë një gjendje të paparashikueshme dhe te tmerrshme duke uruar që kjo të jete vetëm një thashetheme.
“Fillimisht ata që thonë kështu i kisha lut që ta lexojnë ligjin për greva i cili mbron grevistët sepse kjo greva jonë është legjitime, unë i uroj që askush të jetë kjo një thashetheme uroj që askush në qeverinë Kurti të mos jetë ide të tilla të tmerrshme që janë shkelje e rëndë e ligjit për grevat sepse ligji atje thotë se askush në botë nuk mund të i ndëshkojë me asnjë formë grevistët në grevën legjitime”, ka deklaruar Jashara për Infokus.
Ndonëse shton se nëse ndalen pagat është një hakmarrje dhe shkelje e ligjit për greva pasi që kjo grevë e tyre është legjitime.
“Nëse larg qofte ndodh kjo atëherë do te kemi një situatë jashtë kontrollit në Kosovë unë besoj që as zoti Kurti e as të tjerët nuk e kanë ketë dëshire qe ta kthejnë Kosovën ne një situate te brendshme te tmerrshme sepse ne me emër te këtyre njerëzve me zërin e tyre po luftojmë që t’jua shtojmë edhe nja kafshate buke familjes se tyre e nëse dikush vendos në mënyrë të tmerrshme për të jua ndalë edhe këtë pakë bukë që e kanë atëherë do të kemi një situatë për të cilën qeveria duhet me ndryshuar sepse kjo do te ishte hakmarrje ndaj konventave ndërkombëtare dhe ligjit për grevat do te ishte shkelje e demokracisë do te ishte një tmerr dhe Kosovën dol ta kthente ne shtet jo demokratik por një shtet diktatorial një shtet te cilët nuk dëshirojmë. Po uroj që kjo të jete thashetheme përndryshe qeveria të ulë tensionet sepse nuk mund ta bëjë këtë sepse do të te krijojë një situatë të paparashikueshme pastaj sepse njerëzit janë lodh edhe me këto çmime dhe po u ndali dikush pagën jashtë ligjit atëherë do te kemi një situatë tmerrësisht te keqe të cilën urojme të mos ndodh dhe nuk e dëshirojmë”, shtoi Jasharaj për Infokus.
Ndryshe ligji i pagave në të cilin po thirret qeveria e Kosovës, Sipas nenit 18 gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet, që rrjedhin nga kontrata e punës por nuk e konkretizon që duhet të ndalen edhe pagat.
Po ashtu në këtë ligj thuhet se largimi apo pezullimi nga puna për shkak të grevës është i kundërligjshëm./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...