Lajme

Policia dënon afro dy mijë qytetarë për një ditë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 23 August 2022

Brenda një ditë në Kosovë, policia ka gjobitur 1 mijë e 875 qytetarë të cilët nuk kanë respektuar ligjin në trafik, shkruan Gazeta Infokus.

Në po të njëjtën ditë, kanë ndodhur 68 aksidente trafiku, ku prej tyre 22 aksidente kanë ndodhur me të lënduar si dhe 46 aksidente të tjera kanë ndodhur me dëme materiale.

Po ashtu, Policia e Kosovës në po të njëjtën ditë ka arrestuar 35 perona, 20 të tjerë janë dërguar në mbajtje si dhe 5 persona të tjerë janë në vuajtje të dënimit./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera