Pendarovski: Përfitimet kryesore të Marrëveshjes së Ohrit, ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial
Autori: Gazeta inFokus
15:28 | 13 August 2022
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me rastin e 21-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, theksoi se përfitimet kryesore të marrëveshjes ishin ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial, si dhe karakteri unitar i shtetit.
“Para 21 vitesh, në Ohër, kryetarët e katër partive më të mëdha të atëhershme politike së bashku me presidentin Boris Trajkovski dhe përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së nënshkruan Marrëveshjen Kornizë e cila parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe solli paqen dhe stabilitetin si parakusht për zhvillimin e mëtejmë demokratik të shoqërisë maqedonase”.
“Përfitimet kryesore të marrëveshjes ishin ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial, si dhe karakteri unitar i shtetit. Ajo gjithashtu hodhi themelet për ndryshime kushtetuese dhe legjislative që garantojnë të drejtat e komuniteteve në numër më të vogël”.
Pendarovski thotë se në 21 vjetët e fundit, ndër të tjera, përmes zbatimit të Marrëveshjes Kornizë, u bënë anëtare e NATO-s, Maqedonia e Veriut mori statusin e kandidatit dhe hapi negociatat me Bashkimin Evropian.
“Në këtë proces, ndërtuam një model të demokracisë funksionale multietnike që ruajti paqen dhe stabilitetin dhe vendosi standardet më të larta për të drejtat e komuniteteve”.
“Sot, kur jemi dëshmitarë të një lufte në tokën evropiane dhe kur jetojmë nën presionin e kërcënimeve të vjetra dhe të reja të sigurisë, duhet të mbajmë gjithmonë para syve një nga parimet bazë të Marrëveshjes Kornizë, e cila refuzon tërësisht dhe pakushte përdorimin e dhunës për arritjen e qëllimeve politike, sepse vetëm zgjidhjet politike dhe dialogu mund të garantojnë një të ardhme të qëndrueshme dhe demokratike”, tha Pendarovski.
Le t’i drejtojmë, shtoi Presidenti maqedonas, të gjitha përpjekjet tona në të ardhmen drejt një zhvillimi ekonomik shumë më të fortë, arsimit dhe shëndetësisë cilësore dhe një mjedisi të shëndetshëm jetese në të cilin do të ketë të gjitha supozimet që secili nga qytetarët tanë të realizojë ambiciet dhe potencialet e tyre./klanmaqedonia

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...



































