Gazetarja që protestoi kundër luftës në Ukrainë, mund të përballet me 10 vjet burgim
Autori: Gazeta inFokus 08:36 | 11 August 2022
Pasi kontrolluan shtëpinë e saj, autoritetet ruse kanë akuzuar gazetaren televizive, Marina Ovsyannikova, për shpërndarjen e informacionit të rremë për forcat e armatosura.
Avokati i Ovsyannikovas, Dmitry Zakhvatov, tha më 10 gusht se klientja e tij u arrestua me akuzat për “shpërndarje publike të informacionit të rremë për forcat e armatosura ruse” dhe mund të përballet me 10 vjet burg nëse shpallet fajtore.
Avokati tha më herët në Telegram se policia hyri në banesën e klientes të tij në Moskë dhe e kontrolloi atë pa praninë e saj.
Më 14 mars, gazetarja ishte shfaqur në transmetim të drejtpërdrejtë gjatë edicionit të lajmeve në televizionin shtetëror të Rusisë, Channel One, duke mbajtur një mbishkrim mbrapa prezantueses, në të cilin dënohej lufta në Ukrainë.
Mbishkrimi në rusisht thoshte: “Jo luftës. Ndaleni luftën. Mos i besoni propagandës. Ata po ju gënjejnë këtu”.
Një gjykatë e qarkut në Moskë më 8 gusht e urdhëroi atë të paguante një gjobë prej 40.000 rubla (660 dollarë) për postimet e saj të fundit në internet që protestonin kundër luftës së vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë.
Para kësaj e njëjta gjykatë e gjobiti Ovsyannikovan me 50.000 rubla (825 dollarë), për shkak të protestës së saj kundër pushtimit rus, me mbishkrimin “Putini është një vrasës, ushtarët e tij janë fashistë”.
Ajo dha dorëheqjen nga Channel One dhe kaloi disa muaj jashtë vendit, përfshirë Ukrainën, duke shprehur vazhdimisht kundërshtimin e saj për luftën./ Radio Evropa e Lirë
Të tjera
-
Vëllai i Liridona Ademajt: Fëmijët e saj kanë kuptuar gjithçka, shpresojmë që drejtësia të vijë në vend
Leonard Ademaj është deklaruar para mediave pas konferencës së Prokurorisë Th...
-
Hamza nga Reçaku: Ne do ta ndërtojmë Memorialin e Gjenọcidit në Kosovë
Me rastin e 26-vjetorit të Masakrës së Reçakut, kandidati i PDK-së për kryemi...
-
“Problemet pasurore”, Prokurorja e rastit flet për motivet që çuan në vrạsjen e Liridonës
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur sot aktakuzë lidhur me rastin e ...
-
Përfundojnë hetimet për vrạsjen e Liridona Ademaj – ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi, sot me ...
-
Kryeprokurori për rastin e vrạsjes së Liridona Ademajt: Kemi grumbulluar prova, do të jenë të qasshme në seancat gjyqësore
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi, ka folu...
-
LAJMI I FUNDIT: Vëllau i Liridona Ademaj, Leonardi, po merr pjesë në konferencën për media të Prokurorisë ku po prezantohet aktakuza kundër Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi, sot me ...
-
Begaj për mạsạkrën e Reçakut: Denoncimi i kësaj masakre ndryshoi historinë e Kosovës
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut ka...
-
Misioni i OSBE-së në Kosovë kujton mạsạkrën e Reçakut
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka theksuar se përvjetori i masakrës së Reçakut k...
-
Haradinaj bën homazhe në Reçak bashkë me partnerët e koalicionit
Kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, bas...
-
Ekspozoi ạrmë në rrjete sociale, arrestohet
Policia e Kosovës të martën ka arrestuar një person në Podujevë për shkak se ...
-
Një grua nga Prishtina raporton se bashkëshorti që gjendet jashtë shtetit i dërgoi mesazh kërcënụes, nisin hetimet
Një grua nga Prishtina ka raportuar në Polici se ka pranuar një mesazh me për...
-
Qytetarët vizitojnë Reçakun në 26-vjetorin e masạkrës
Numër i madh i qytetarëve po bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak. N...