Lajme

U godit nga lisi derisa po ngarkonte drunj në traktor, Policia deklarohet për vdekjen në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 10 August 2022

Një ngjarje mjaft e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në Gjilan.

Një person ka humbur jetën derisa ishte duke ngarkuar dru në rimorkion e traktorit, ku si pasojë e erës së fortë është rrëzuar një dru me ç’rast e ka goditur viktimën.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke ngarkuar dru në rimorkion e traktorit, si pasojë e erës së fortë është rrëzuar një dru me ç’rast e ka goditur viktimën duke i shkaktuar lëndime vdekje-prurës”, thuhet në njoftimin për media.

-Advertisement-

Tutje është theksuar se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy