Rozë

Shokon aktorja amerikane: Pas rolit në këtë film kam shkuar me të paktën… 200 meshkuj

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 08 August 2022

Seks-simboli Jennifer Coolidge ka shokuar me deklaratën e fundit. Ky është rrëfimi që ka bërë së fundi aktorja, e cila u bë e famshme në të gjithë botën duke luajtur në rolin e Janine, nënës së Stiflerit në “American Pie”.

Në filmin e famshëm luan nën lëkurën e Janine Stifler, e cila joshi shokun e shkollës së djalit të saj, Paul Finch. “Unë u argëtova shumë në atë rol. Pas filmit, jeta ime seksuale u transformua plotësisht”, – zbuloi aktorja në një intervistë për “Variety”.

Çfarë i ndodhi pas “American Pie”? Përgjigjet “pa dorashka” vetë Jennifer Coolidge: “Luajtja e atij roli në film më solli shumë përfitime. Doni një shembull? Kam bërë seks me rreth 200 meshkuj, me të cilët nuk do të kisha shkuar kurrë ndryshe”.

-Advertisement-

Filmi i dha një popullaritet të madh dhe karriera e saj shpërtheu. Ndër filmat e saj duhen përmendur “Hakmarrja e biondeve” dhe serialet televizive si “2 Broke Girls”.

Suksesi i saj i fundit është seriali “The White Lotus”, falë të cilit u nominua për “Golden Globe”. Edicioni i ri, i xhiruar dhe i vendosur tërësisht në Itali, do të transmetohet në muajt në vijim.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy