Rakiq del i butë pas takimit me ambasadorin amerikan, këto janë fjalët që tha
Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 04 August 2022
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq, i cili është edhe kryetar i Listës Serbe, pas takimit që pati me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, tha se ai ia ka dalë që ta ruajë paqen pasi ndikoi te institucionet e Kosovës që të shtyjnë zbatimin e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.
“Para se gjithash dua ta falënderoj ambasadorin amerikan, i cili edhe atë natë jo fizikisht por me telefon ka qenë në kontakt me të gjithë faktorët relevantë dhe ia doli që ta ruajë paqen dhe stabilitetin dhe të ndikojë te Prishtina ta ndryshojë vendimin e saj të njëanshëm dhe ka ndikuar te pala serbe t’i heqë barrikadat. Situata aktuale është e qetë, por e tensionuar”, ka thënë Rakiq për T7.
Rakiq foli prapë edhe për mundësinë e daljes nga Qeveria e Kosovës, duke thënë se mandatin atij nuk ia ka dhënë kryeministri Kurti, por qytetarët serbë.
“Se a do të dalim nga Qeveria do ta përsëris edhe një herë …mua dhe Listën Serbe s’na ka zgjedhur z.Kurti, por kuadri ligjor e thotë ashtu që pakica që fiton më së shumti mandate ka të drejtë ta ketë një ministër”.
Të tjera
-
Të shtëna me armë zjarri në Siqevë të Prishtinës, qëllohet një veturë nga dy anët e rrugës
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në fshatin Siqevë të Prishtinës. ...
-
Tri ligjet për të cilat reaguan Ambasadori gjerman dhe Zyra e BE’së nesër në Kuvend
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se është për keqardhje që nuk ja...
-
Ndalohet edhe një person për spiunazh, është nga rajoni i Mitrovicës – për momentin po i bastiset banesa
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se pas zhvillimit të het...
-
Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë plenare
Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenare, me fillim nga ora 10:00. ...
-
Kurti s’e takoi Vuçiqin sepse u frikësua – për çfarë e ka fjalën Blerim Latifi?
Analisti Blerim Latifi e komentoi deklaratën e kryeministrit Kurti dhënë nga ...
-
Klinaku: Kurti mashtrues, bëhet kinse i vë kusht për dorëzimin e Radojiçiqit në anën tjetër koordinohet me të
Faton Klinaku nga OVL-UÇK e ka quajtur kryeministrin Albin Kurtin mashtrues, ...
-
Shkëlzen Gashi: Më pëlqyen shumë kushtet e Kurtit që ia qiti Vuçiqit
Analisti Shkëlzen Gashi ka folur për kushtet e kryeministrit Albin Kurti që i...
-
Kushtet e Kurtit në Bruksel, Borell tregon çfarë tha Vuçiq kur i dëgjoi ato
Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme Josep Borell ka duke fol...
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën e ardhme në Bruksel
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të zhvillojnë takim gjatë javës së ...
-
Reagojnë nga komuna e Obiliqit pasi drejtori i QKMF-së kërcënoi gazetaren e Infokusit: “Nuk është hera e parë që shfaqet i dhunshëm.. Do të marrim masa”
Të martën gazetarja e Infokusit, Hateme Smajli u fye e u kërcënua nga drejtor...
-
Pamje të rënda: Vërshime në Opojë pas reshjeve të mëdha të shiut
Disa pjesë të Opojës janë duke pasur probleme me vërshime. Qytetarë të kës...
-
Borrell: Kurti paraqiti kushte, Vuçiq nuk i pranoi, takimi trepalësh dështoi
Ndonëse ishte planifikuar mbajtje e një takimi të përbashkët mes kryeministri...