Lajme

“Kurti po i mban 600 milionë euro në bankë, s’do duhej të kishte më shumë se 370 mln”

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 30 July 2022

Ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka kritikuar sërish qasjen e Qeverisë Kurti ndaj menaxhimit të ekonomisë në vend në një kohë kur ka rritje inflacioni, duke thënë se ajo s’po e merr asnjë masë karshi kësaj çështje.

Ai ka përsëritur propozimin e LDK-së për heqje të përkohshme të akcizës, në çka sipas tij, do të bënte çmimin e naftës rreth 1.25 euro për litër.

“Menaxhimi i situatës së inflacionit nga ana e qeverisë ka qenë katastrofal, asnjë masë nuk është ndërmarrë, përjashtim ndihmën që ka qenë tepër simbolike nga 100 euro për disa grupe të caktuara të popullsisë, asnjë masë tjetër nuk është ndërmarrë, janë marrë masa që janë kundër kushtetuese siç është kundërligjore, si kufizimi i çmimit të naftës… Është shumë e pakuptueshme kur ndërkohë që po flasim bilanci bankar i qeverisë është gati 600 milionë euro, rreth 600 milionë euro që qëndrojnë në llogarinë bankare të qeverisë. Në situatën optimale do të duhej të ishin rreth 370 milionë euro në bilancin bankar të qeverisë, jo më shumë, mbajtja e të gjithë këtyre mjeteve në llogarinë bankare të qeverisë do të thotë ulje të fuqisë blerëse të qytetarëve”, tha Hoti për Kosova Press.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera