Drogonte fëmijët që të ishin të qetë, arrestohet shqiptari që trafikonte qenie njerëzore
Autori: Gazeta inFokus 23:12 | 29 July 2022
Një shqiptar është dënuar me 8 vjet burg për trafikim të qenieve njerëzore. Luan Braha, pronar i një prej lavazheve me emrin ‘Bosi’ në Britaninë e Madhe tentoi të trafikojë emigrantë shqiptarë nga Belgjika për në vendin ishullor, duke përfshirë mes tyre edhe fëmijë të cilët i drogonte në mënyrë që të ishin të qetë përgjatë udhëtimit.
38-vjeçari, nga Maqedonia e Veriut, donte të sillte deri në 200 emigrantë në vend pasi i ngjeshte në pjesën e pasme të kamionëve dhe i çonte në Britaninë e Madhe. Emigrantët do të paguanin më shumë se 5000 £ për udhëtimin.
I dënuari madje diskutoi me kriminelët e tjerë se si emigratët- përfshirë fëmijët – mund të drogoheshin për t’u siguruar që ata të qëndronin të qetë gjatë udhëtimit nga Belgjika.
Por planet e tij u ekspozuan pasi u kuptua se ai ishte organizatori pas komplotit.
Braha u arrestua në lavazhin e tij edhe pse ai kundërshtoi planet për të trafikuar emigrantë.
Sipas dosjes së prokurorisë angleze, Braha përdori lavazhin e tij për të krijuar njohje me elementë kriminalë në mënyrë që të ekzekutonte planin e tij për trafikimin e emigrantëve. Policia i vendosi përgjues duke zbardhur bisedat e Brahas për trafikimin e emigrantëve.
Të tjera
-
Pla*osen dy burra në Ferizaj, policia jep detaje
Dy persona janë plagosur në Ferizaj nga persona të panjohur. Pas trajtimit...
-
Zhduket një burrë në Prishtinë
Një grua ka raportuar në polici se një burrë ka dalë nga shtëpia në Prishtinë...
-
“Edhe Sa Vjet n’Terr?”, sot zhvillohet aksion rrugor për të pagjeturit e lu*tës së Kosovës
Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YHIR), sot do të organizojë ...
-
Krerët e shtetit bëjnë homazhe për të pagjeturit e lu*tës të Kosovës
Në Ditën e të Zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë, presidentja e vendit, ...
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...