Rozë

Me pushime në Ibiza, ish-presidenti francez dhe bashkëshortja nuk i kursejnë momentet intime (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 27 July 2022

Nicolas Sarkozy dhe Carla Bruni janë fotografuar duke u argëtuar në valën e të nxehtit evropian. Ish-presidenti i Francës dhe bashkëshortja e tij janë parë duke shijuar një zhytje në det dhe më pas duke pushuar në një jaht në brigjet e ishujve Balerik.

68-vjeçari është kapur nga paparacët teksa qëndron me këngëtaren dhe modelen 54-vjeçare, me të cilën u martua në vitin 2008 në Paris.

“Daily Mail” shkruan se Sarkozy dukej i mrekullueshëm për moshën e tij, duke u hedhur nga jahti në det për të notuar në ujin e kaltër. Më pas është kthyer sërish në bord, aty ku Bruni e ka pritur me një përqafim të ngrohtë.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, Carla dukej në super formë teksa mbante veshur një palë pantallona të shkurtra dhe një kanotiere të zezë. Kujtojmë se edhe pse 54 vjeçe, ajo ende vijon që të shfaqet në pasarela për markat e famshme botërore të modës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera