Sport

Southampton prezanton pasuesin e Brojës

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 26 July 2022

Me Armando Brojën që u rikthye te Chelsea pas huazimit një vjeçar, klubi i Southampton është detyruar të hyjë në merkato për sulmues dhe ka gjetur më në fund zëvendësuesin e shqiptarit.

“The Saints” kanë njoftuar akordin me sulmuesin 19-vjeçar Sekou Mara, i cili vjen nga Bordeaux, ku shënoi 6 gola në 26 ndeshje, por nuk ia doli të ndihmojë skuadrën e tij të mbijetojë në elitën e futbollit francez.

“Mara është këtu të shënojë gola. Ai ka treguar në Ligue 1 se di të shënojë, por tani i duhet të punojë shumë, për të bërë mirë edhe këtu. Është një djalë e ri, që ka nevojë për kohë, për t’u përshtatur në një skuadër dhe kampionat të ri, por përfaqëson një vlerë të rëndësishme për të tashmen dhe të ardhmen”, u shpreh trajneri Hasenhuttl.

-Advertisement-

Sulmuesi Sekou Mara është futbollisti i gjashtë që i bashkohet Southamptonit në këtë merkato verore, pas dy portierëve Gavin Bazunu dhe Mateusz Lis, mbrojtësit Armel Bella-Kotchap dhe dy mesfushorëve Romeo Lavia dhe Joe Aribo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera