Lajme

Ministria e Tregtisë: Nga sot nuk do t’i përcaktojmë çmimet e derivateve

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 25 July 2022

Sot ka përfunduar afati prej një muaji i udhëzimit administrativ, të cilën e kishte nxjerrë Qeveria Kurti për të caktuar çmimin maksimal të lejuar për shitjen e derivateve në Kosovë.

Si rrjedhojë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për 30 ditë kishte përcaktuar çmimin tavan për çdo 24 orë.

Ministria ka njoftuar se masat dhe veprimet e ndërmarra kundrejt rritjes së çmimeve në sektorin e naftës, ka dhënë efekte të menjëhershme dhe rezultate pozitive për qytetarët tanë, prandaj nuk do t’i përcaktojnë më çmimet.

-Advertisement-

“Prandaj, masat në vijim për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse do të merren sipas evidencës së inspektimeve me gjetje nga Inspektorati i Tregut në nivel qendror dhe komunal në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe në komunikim e konsultim të afërt me Doganën e Kosovës, Autoritetin e Konkurrencës, Shoqatën e Naftëtarëve dhe bizneset individuale të naftës dhe me konsumatorët”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera