U rikthye në Premier League pas 23 vitesh, klubi historik “hap thesin” për të forcuar skuadrën
Autori: Gazeta inFokus
11:04 | 22 July 2022
Pritja 23-vjeçare mori fund këtë verë për Nottingham Forest, klub historik në Angli, që ia doli të rikthehet në Premier League dhe tani po bën një fushatë mjaft aktive në merkato, pasi dëshiron të qëndrojë gjatë aty.
Nga skuadra që mbylli sezonin e kaluar janë larguar shumë lojtarë, pjesa dërrmuese të lënë të lirë, teksa vetëm njëri prej tyre është shitur për 5 milionë euro te klubi francez i Lensit.
Megjithatë klubi 157-vjeçar që ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, nuk ka mbetur mbrapa në merkaton në hyrje, pasi deri tani nën urdhrat e trajnerit Steve Cooper janë vënë plot 10 fytyra të reja.
Pronari grek i Nottongham Forest, Evangelos Marinakis ka tejkaluar premtimin për të shpenzuar 50 milionë paundë në merkato, pasi deri tani shifra ka shkuar 75 milionë paundë dhe priten të tjera blerje.Taiwo Awoniyi, Neco Williams, Moussa Niakhate, Omar Richards, Lewis O’Brien, Harry Toffolo, Giulian Biancone, Brandon Aguilera, Wayne Hennessey, Dean Henderson dhe Jesse Lingard janë 10 futbollistët që kanë firmosur me Nottingham gjatë kësaj periudhe të merkatos.
Ndërkohë tani klubi ka kthyer sytë nga sulmuesi Emmanuel Dennis, i cili shënoi 10 gola me fanellën e Watford sezonin e kaluar, ndonëse skuadra e tij ra në Premiership.
Kartoni i tij vlerësohet rreth 25 milionë paundë dhe palët janë shumë pranë marrëveshjes, që do të çonte totalin e shpenzimeve për Nottingham Forest, plot 100 milionë paundë dhe kjo shifër mund të rritet ende deri më 31 gusht, kur edhe do të mbyllet dritarja e transferimeve.
Futbollistët e afruar te Nottingham Forest gjatë merkatos së verës:
Taiwo Awoniyi (Union Berlin) £17m
Neco Williams (Liverpool) £16m
Moussa Niakhate (Mainz) £13m
Omar Richards (Bayern Munich) £10m
Lewis O’Brien and Harry Toffolo (Huddersfield) £10m të dy së bashku
Giulian Biancone (Troyes ) £9m
Brandon Aguilera (LD Alajuelense) £855,000
Wayne Hennessey (Burnley) Falas
Dean Henderson (Man United) Huazim
Jesse Lingard (Man. United) Falas

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot i vranët dhe herë pas here me të reshura atmosfer...
-
Kurti: Synimi ynë është t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë në NATO
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Tiranë, për ...
-
Kërkohet zgjatje e kohës për apelimin e dënimit të dytë të Thaçit, përmendet angazhimi në rastin e parë dhe mungesa e përkthimit
Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar Gjykatës Sp...
-
Murali i Nënë Terezës, Ministria akuzon Komunën e Prishtinës për ndërhyrje të paligjshme: Prandaj e thirrëm Policinë
Ministria e Ekonomisë ka reaguar lidhur me përplasjen me Komunën e Prishtinës...
-
Hykmete Bajrami i reagon kryetarit të Fushë Kosovës: Jemi në demokraci, jo në komunizëm
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas k...
-
Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, po vinin nga Serbia në Kosovë
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, sot ka identifikuar d...
-
Presidentja e Maqedonisë së Veriut tregon se vetëm Çupiç nuk e nënshkroi deklaratën nga Samiti Brdo-Brioni në Ohër
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Çupiç, ka qenë i ve...
-
Ministria e Mjedisit rrëzon projektin e Ramës për Ulpianën, Pacolli publikon arsyet e refuzimit
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka refuzuar projektin “Ulpian...
-
Lladrovci: 28 Nëntori është ditë feste, kujtese e krenarie për kombin
Me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, me program kulturor në Sallën e kulturës...
-
“Skandaloze”, “kush bëri presion”, Rama i kërkon llogari policisë që s’lejoi muralin e Nënë Terezës në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pasi të premten mbrëm...
-
“Na kanë pru në një derexhe sa me iu thanë: “Vjedhni, po veç mos na leni pa rrymë si mbas luftës”- Dakaj shpërthen për reduktimet e rrymës
Gazetari Shkëlzen Dakaj gjatë podcastit me deputetin e Partisë Demokratike të...
-
LAJMI I FUNDIT: Dhjetë të lënduar pas aksidentit mes autobusit dhe kamionit në rrugën Pejë-Prishtinë
Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti mes autobusit dhe kamioni...

































