Marrëveshja me Luksemburgun, Bislimi: Shuma që përfshihet është 35 milionë euro
Autori: Gazeta inFokus
12:48 | 21 July 2022
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministri i Ekonomisë i Luksemburgut, Franz Fayot, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për zhvillim dhe memorandumin e mirëkuptimit për zbatimin e marrëveshjes, në vlerë prej 35 milionë euro.
Zëvendëskryeministri Bislimi tha se kjo marrëveshje përfshin pesë shtylla kryesore si, arsimin profesional, shëndetësinë, rritje ekonomike të qëndrueshme, zhvillim të mëtejmë të shoqërisë civile dhe fushën e inovacionit. Ndërkohë që tha se memorandumi përcakton fondet vetëm për periudhën 2023-2025.
“Fushat e intervenimit që do të përkrahen nga Luksemburgu i kemi përcaktuar pas diskutimeve intensive mes ekipeve tona dhe ekipit të ministrit. Ato përfshijnë këto prioritete që i ka Qeveria e Kosovës: arsimi, sidomos arsimi profesional, shëndetësia, rritja ekonomike e qëndrueshme, zhvillim i mëtejmë i shoqërisë civile dhe fusha e inovacionit. Shuma aktuale indikative që parashihet me këtë marrëveshje si përkrahje nga shteti i Luksemburgut për Qeverinë e Kosovës për këto tri vite është 35 milionë euro apo afërsisht 12 milionë euro për secilin vit, që përbën rritje shumë të konsiderueshme në raport me programin e mëparshëm që kishte një shumë vjetore prej 7.5 milionë euro”, tha ai.
Ai tha se me këtë marrëveshje po thellohet bashkëpunimi Kosovë-Luksemburg.
“Synimi afatgjatë i Kosovës mbetet që partneriteti jonë të thellohet dhe të fokusohet në bashkëpunim më të ngushtë ekonomik dhe zhvillimor. Shikuam mundësinë që disa prej aktiviteteve ekonomike në Luksemburg, ku ky shtet ka mungesë të kapaciteteve humane, të përshtaten me një lloj angazhimi nga distanca me talentët që ka Kosova”, tha ai.
Ndërsa ministri i Ekonomisë i Luksemburgut, Franz Fayot tha se duhet shikuar për një fushë të re të bahskëpunimit përmes së cilës do të mundësohet integrimi i sektorit privat.
“Kjo fushë e re bashkëpunimit do të integrojë për sektorin privat nga Luksemburgu dhe Kosova, sepse sipas identifikimit që e kemi bërë nga vizita e fundit ka një kërkesë të qartë për këtë dhe ka shumë mundësi në këtë fushë. Shkëmbimet e para janë zhvilluar nga të dyja palët, si me vizitat tona këtu, ashtu edhe delegacioni që ka vizituar Luksemburgun para disa kohe. Duhet të shikojmë drejt delegacionit kosovar në Luksemburg dhe një të ardhme të afërt të bashkëpunimit do të bazohet në kërkesa dhe nevojë të identifikuar në tregun e gjelbër, sidomos sa i përket rritjes të eko-sistemit të bizneseve të reja, Luksemburgu mund t’ia ofrojë këtë mbështetje Kosovës në këtë fushë. Memorandumi për bashkëpunim përfshin po ashtu fondet për inovacion dhe një shumë shtesë për nevojat e paraqitura duke pasur parasysh aspiratat Evropiane të Republikës së Kosovës si dhe tranzicionin e gjelbër dhe digjital”, tha ai.
Po ashtu tha se ndihma e Luksemburgut do të vazhdojë të mbështesë gjithashtu shoqëritë civile të Kosovës./Kp

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
































