Sport

SHBA i mohon vizën, Xavi ka vula iraniane në pasaportë

Autori: Gazeta inFokus 07:10 | 21 July 2022

Mund të jesh kampion bote apo ikonë sporti por në SHBA nuk mund të hysh nëse nuk plotëson kushtet. Më më mirë se kushdo këtë e di trajneri i Barcelonës, Xavi, të cilit i është mohuar viza për të udhëtuar përtej Atlantikut.

Shkaku? Në pasaportën e Xavit ka tre vula që konfirmojnë se ka shkelur në Iran po kaq herë dhe sipas ligjeve amerikane, kjo e pengon që t’i bashkohet skuadrës për turneun veror në SHBA.

Irani konsiderohet vend armik nga SHBA, ndërsa Xavi e ka vizituar në kohën kur drejtonte Al Sadd në Katar. Barcelona ka vënë në lëvizje zyrën ligjore por do të jetë shumë e vështirë që ish-mesfushori të pajiset me vizë gjatë ditëve të ardhshme.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera