Sport

Oferta e fundit bind Lazion, Vedat Muriqi rikthehet në La Liga

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 20 July 2022

Opsioni Club Brugge ra në momentin e fundit për shkak të pretendimeve të kampionëve të Belgjikës për mos kalimin e testeve mjekësore nga Vedat Muriqi, ndërkohë që e ardhmja e sulmuesit të Kosovës është La Liga.

Te Mallorca kanë mbetur të kënaqur me performancën e 28-vjeçarit në fazën e dytë të sezonit të kaluar, aty ku ishte i huazuar nga Lazio. Lojtari nga Prizreni realizoi pesë gola me skuadrën ishullore.

Mediet italiane raportojnë se Mallorca dhe Lazio janë shumë afër arritjes së akordit zyrtar. Klubi spanjoll ofron 9.5 milionë euro, teksa drejtuesit iberikë po diskutojnë me bardhekaltrit bonuset, që do të varen edhe nga qëndrimi i Mallorcas në elitë.

-Advertisement-

Me rikthimin në Spanjë është dakord edhe Muriqi, i cili do të firmosë një kontratë 4-vjeçare duke qenë pjesë e Mallorcas deri në verën e vitit 2026.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera