“Edi Rama ka nisur të duket si ministër i Jashtëm i Kosovës, Kosova të paktën t’i ndihmojë”
Autori: Gazeta inFokus 22:58 | 19 July 2022
Duke folur për nismën e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama për të kundërshtuar raportin e Dick Martyt, që akuzon UÇK-në për trafikim organesh, profesori universitar Blerim Latifi ka thënë se Edi Rama ka nisur të duket si ministër i Jashtëm i Kosovës.
Ai ka kritikuar institucionet e Kosovës për mungesë veprimesh, në një kohë, sipas tij, të favorshme të rrethanave politike globale.
“Është mirë që aq sa ka mundësi shteti i Kosovës me i ndihmu shtetit shqiptar, e mos me mbetë spektatori në një situatë kur kryeministri Edi Rama ka filluar të duket si ministër i Jashtëm i Kosovës. Kjo tregon anën tjetër të medaljes që ne nuk jemi duke bërë kurrgjë”, ka thënë Latifi në emisionin Pressing.
Latifi ka deklaruar se Dick Marty dhe raporti i tij janë rezultat i një situate kur marrëdhëniet mes Rusisë dhe perëndimet kanë qenë të mira.
“Udhëheqësit shqiptarë e kanë parë që ky është momenti kur duhet vepruar.Ta tregojnë të vërtetën e këtij njeriu dhe këtij raporti, krejt proceseve të pista dhe të ndyta, të cilat e kanë mbështetur Kosovës për muri dhe e kanë krijuar atë gjykatë”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, institucionet e Kosovës po tregohen të ngathëta.
“Problemi te ne është që ne nuk lexojmë kurrgjë. Politika jonë nuk po lexon asgjë. Duhet ta përshëndesim fuqishëm këtë veprim dhe unë mendoj që është një veprim i menduar mirë, në kohën e duhur. Besoj që shteti shqiptar ka me ia arritë qëllimit. Ai raport është bërë për të njollosur shqiptarët dhe luftën e UÇK-së. Gjykata Speciale ka qëllim ta rishkruajë historinë”, ka thënë ai.
Një muaj pas vizitës së Qeverisë së Shqipërisë në Kosovë në krye me Edi Ramën, i cili paralajmëroi se Tirana, do të nisë një fushatë që do të përfshijë Uashingtonin, Parisin, Berlinin e qendra tjera të botës, për tw dokumentuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës s’ka qenë e përfshirë në trafikim organesh, ka lëvizur Partia Socialiste e Shqipërisë. Ky subjekt politik që drejtohet nga Rama ka deponuar në Kuvendin e Shqipërisë një propozim për një “Rezolutë mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri” dhe tekstin e rezolutës me të cilën Shqipëria do të hedh poshtë pretendimet për trafikim organesh.
Në propozimin për rezolutë të cilën e kanë iniciar deputetët e PS’së Taulant Balla, Mimi Kodheli, Klotilda Bushka, Etilda Gjonaj, Blendi Klosi, Etjen Xhafaj, Petro Koci, Hatixhe Konomi, Bardhyl Kollcaku, Ilir Pendavinji e Arben PËLLUMBI thuhet se PS beson se do të ketë “mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë” dhe se me këtë projekt rezolutë synohet të vullnetin e palëkundur për të ndihmuar drejtësinë dhe mbështetur çdo përpjekje që synon të zbulojë të vërtetën.
Ndërsa në tekstin e projekt rezolutës që pritet t’i propozohet ligjvënëseve shqiptarë thuhet se hetimet e thelluara rreth pohimeve të Dick Martyt për trafikim organesh mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara prandaj theksohet se të tilla duhet të konsiderohen edhe nga ndërkombëtarët.
Të tjera
-
Bedri Hamza lagje pas lagjje në Prizren: Shpresë, entuziazëm dhe angazhim kudo për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarë të...
-
Maqedonci në ShBA: Takime për fuqizimin e mbrojtjes mes dy vendeve
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Siguris...
-
Publikohen fletëvotime të plotësuara në rrjetet sociale, Prokuroria po merret me rastin
Fotografi e video të fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit janë shpërndarë...
-
Memli Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahajdin Cena në dy vjetorin e vdekjes
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdheta...
-
Daut Haradinaj: Gjakova i jep kuptimin e plotë numrit 137
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Haradinaj për Kurtin: Më i keq se mosmirënjohësi nuk ka
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajt...
-
Përfundon dëshminë eksperti i ADN-së në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Ka përfunduar dëshminë dëshmitari William Goodwin i cili gjatë fundit të dësh...
-
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Kurtin – çka thuhet në vendimin e Gjykatës?
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...
-
Tubim i madh i koalicionit AAK-NISMA në Gjakovë
Ka nisur tubimi zgjedhor në Gjakovë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe p...
-
Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e t...
-
Memli Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë ent...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shefi i NATO-s: Jemi në kontakt me Kosovën dhe Serbinë për të siguruar që të mos çojnë deri te destabilizimi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perën...