“Është koha ime”, Marku zbulon kundërshtarin e Air Albania/ Duel titulli ndaj një meksikani
Autori: Gazeta inFokus
10:23 | 19 July 2022
Më datë 25 gusht, Air Albania do të shndërrohet në një arenë të vërtetë teksa impianti kombëtar do të jetë në dispozicion të Florian Markut. Boksieri shqiptar do të ndeshet para publikut të tij ashtu siç edhe e kishte ëndërruar ndërsa së fundmi vetë lushnjari ka zbuluar edhe emrin e kundërshtarit, i cili do të jetë një meksikan.
Fjala është për Miguel Parra Ramirez dhe ndeshja ndaj meksikanit do të jetë e vlefshme për titullin WBC Silver Interim. 28-vjeçari nga Meksika ka zhvilluar 23 ndeshje në karrierë duke fituar 20, humbur 2 dhe barazuar 1. Aktualisht, Marku mban titullin e IBF International welterweight, të cilin e vendosi në lojë në muajin prill ndaj Chris Jenkins dhe ia doli ta ruante me sukses duke qenë se në arenën e Newcastle Arena fitoi falë një Knock-Out teknik në raundin e katërt.
Tashmë, 29-vjeçari në krahun e tij do të ketë edhe publikun e zjarrtë që pritet të jetë prezent në Air Albania për t’u rritur edhe më shumë prestigjin në arenën ndërkombëtare e për të ndjekur ëndrrën e madhe të titullin kampion bote.
Njoftimi i Markut:
🇦🇱Florian marku VS Miguel Parra Ramirez 🇲🇽 Kam pritur gjithe karrieren time per tu rikthyer per nje ndeshje kaq te madhe ne Atdhe. Kjo eshte per te gjithe Shqipetaret dhe Shqiperine time.
Kjo eshte koha Ime, ne 25 Gusht kthehem ne Shqiperi per tu ndeshur per titullin e dyte ne karrieren time WBC Silver Interim kundra meksikanit 🇲🇽 Miguel Parra Ramirez ne nje stadium gjigand si Air Albania . Ju pres te gjithve atje…. I pres te gjith shqiptaret kudo qe jan neper bot ate dit ne Stadium 25 GUSHT 🇦🇱🔥

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot i vranët dhe herë pas here me të reshura atmosfer...
-
Kurti: Synimi ynë është t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë në NATO
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Tiranë, për ...
-
Kërkohet zgjatje e kohës për apelimin e dënimit të dytë të Thaçit, përmendet angazhimi në rastin e parë dhe mungesa e përkthimit
Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar Gjykatës Sp...
-
Murali i Nënë Terezës, Ministria akuzon Komunën e Prishtinës për ndërhyrje të paligjshme: Prandaj e thirrëm Policinë
Ministria e Ekonomisë ka reaguar lidhur me përplasjen me Komunën e Prishtinës...
-
Hykmete Bajrami i reagon kryetarit të Fushë Kosovës: Jemi në demokraci, jo në komunizëm
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas k...
-
Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, po vinin nga Serbia në Kosovë
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, sot ka identifikuar d...
-
Presidentja e Maqedonisë së Veriut tregon se vetëm Çupiç nuk e nënshkroi deklaratën nga Samiti Brdo-Brioni në Ohër
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Çupiç, ka qenë i ve...
-
Ministria e Mjedisit rrëzon projektin e Ramës për Ulpianën, Pacolli publikon arsyet e refuzimit
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka refuzuar projektin “Ulpian...
-
Lladrovci: 28 Nëntori është ditë feste, kujtese e krenarie për kombin
Me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, me program kulturor në Sallën e kulturës...
-
“Skandaloze”, “kush bëri presion”, Rama i kërkon llogari policisë që s’lejoi muralin e Nënë Terezës në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pasi të premten mbrëm...
-
“Na kanë pru në një derexhe sa me iu thanë: “Vjedhni, po veç mos na leni pa rrymë si mbas luftës”- Dakaj shpërthen për reduktimet e rrymës
Gazetari Shkëlzen Dakaj gjatë podcastit me deputetin e Partisë Demokratike të...
-
LAJMI I FUNDIT: Dhjetë të lënduar pas aksidentit mes autobusit dhe kamionit në rrugën Pejë-Prishtinë
Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti mes autobusit dhe kamioni...
































