Sport

Klubi i futbollit FC Ferizaj, pajiset me katapultat “Fitogether”

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 18 July 2022

Klubi futbollistik FC Ferizaj sot është pajisur me katapultat nga kompania e mirënjohur “Fitogether”, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo është bërë e ditur nga vet klubi përmes një njoftimi në “Facebook”, ku thanë se e gjithë kjo është falë kryetarit të Federatës së Futbollit, Agim Ademi.

“Sot klubit tonë i janë dorëzuar katapultat nga kompania e mirënjohur “Fitogether” të cilat janë të licensuara nga FIFA, krejt falë punës së pandalshme të kryetarit të federatës së futbollt të Kosovës, z. Agim Ademi, në projektin për ngritjen e cilësisë e profesionalizmit të futbollit vendor”, thuhet në njoftimin e tyre.

-Advertisement-

Po ashtu kanë shtuar se këto pajisje GPS, i vendoset futbollistit nën fanellë dhe më pas nëpërmjet souftuerit përcjellët çdo lëvizje e tij dhe puna që ai bën gjatë stërvitjes por edhe ndeshjeve.

“Ky projekt do t’i ndihmojë trajnerët e klubit në punën e tyre të përditshme dhe në rritjen e punës profesionale të ekipit, ngase kjo pajisje GPS i vendoset futbollistit nën fanellë dhe më pas nëpërmjet souftuerit përcjellët çdo lëvizje e tij dhe puna që ai bën gjatë stërvitjes apo ndeshjes”, kanë shkruar tutje në njoftim./Gazeta Infokus/

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy