Lajme

Memli Krasniqi: PDK nga sot i ka dyert e hapura për pritjen e mërgatës

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 18 July 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Kransiqi, ka njoftuar se partia që drejton e ka caktuar Javën e Mërgatës dhe dyert janë të hapura nga sot për ata që duan t’i vizitojë ambientet e Selisë Qëndrore të PDK-së, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facbook”, ka thënë se pritja do të fillon nga dot deri më 22 korrik nga ora 09:00 deri në 17:00.

“Partia Demokratike e Kosovës e ka caktuar Javën e Mërgatës me dyer të hapura për pritjen Tuaj, kush dëshiron t’i vizitojë ambientet e Selisë Qëndrore të PDK-së. Nga sot e deri më 22 Korrik, në zyrat e PDK-së, prej orës 09:00 deri në ora 17:00 ju presim së bashku me deputetët e PDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe me anëtarët e Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë”, ka shkruar Krasniqi./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera