Lajme

Biden e akuzon princin arab për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi

Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 17 July 2022

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, të shtunën nuk ka rënë dakord me Arabinë Saudite në diskutimet e tyre  në një samit dypalësh rreth vrasjes së gazetarit, Jamal Khashoggi, në vitin 20018, një pikë kryesore e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve.

Agjencia e inteligjencës amerikane beson se princi i kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman, e ka urdhëruar vrasjen e gazetarit. Sundimtari saudit e mohon këtë akuzë. Pas vizitës së tij të parë si president në Lindjen e Mesme, Biden u ka thënë gazetarëve sapo ka arritur në ShBA se princi Mohammed bin Salman e kishte dëgjuar deklaratën e presidentit amerikan për Khashoggin, gjë që e kishte mohuar ministri i Jashtëm saudit.

I pyetur nëse ministri i Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir, po tregonte të vërtetën për diskutimin e Bidenit dhe princit të kurorës, presidenti amerikan tha “Jo”.

-Advertisement-

Jubeir tha se princi Mohammed bin Salman, i kishte thënë Bidenit se mbretëria kishte vepruar për të parandaluar përsëritjen e gabimeve si vrasja e Khashoggit dhe se Shtetet e Bashkuara gjithashtu kishin bërë gabime.

Ministri tha për Fox Neës të shtunën se ai “nuk e dëgjoi atë frazë të veçantë” nga Biden duke fajësuar princin e kurorës, shkruan Reuters.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera