Lajme

Edhe AGK e KSMSHK i reagon Fitore Pacollit që kërkoi të merren masa ndaj mediave

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 14 July 2022

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës kanë reguar ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e cila gjatë fjalimit të saj në Kuvend ka kërkuar rregullim qeveritar të mediave, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një komunikate për media është thënë se thirrja e deputetes Pacolli është e pa pranueshme për AGK-në dhe KMSHK-në.

Gjithashtu, është thënë se kjo thirrja paraqet rrezik për lirinë e mediave në vend.

-Advertisement-

AGK-ja dhe KMSHK-ja të shqetësuar me fjalimin kundër mediave të deputetes Fitore Pacolli

Në një fjalim të sotëm në Kuvend, deputetja e partisë në pushtet, Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka bërë thirrje për rregullim qeveritar të mediave, sidomos mediave online.

Thirrja e hapur e deputetes Pacolli për ndërhyrje direkte të Qeverisë për kontroll ndaj mediave është e papranueshme për AGK-në dhe KMSHK-në dhe paraqet rrezik për lirinë e medias në vend.

“Mediat, shumica e të cilave janë të regjistruara si biznese në ARBK, kurse një pjesë tjetër si OJQ, rregullojnë veprimtarinë e tyre nëpërmjet ligjeve përkatëse në Kosovë dhe rregulloreve të Komisionit të Pavarur të
Mediave dhe Këshillit të Mediave të Shkruara.

Çdo tentim i Qeverisë për të ushtruar kontroll mbi mediat është tentativë e papranueshme për të ndërhyrë në punën e tyre. Ky është kërcënim serioz i pushtetit aktual kundër mediave”, thuhet në komunikatë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera