Lajme

Selakoviq: Serbia e përkushtuar në dialogun me Kosovën, e rëndësishme të dihet nëse ka kuptim të bisedohet

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 10 July 2022

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, thotë se vendi i tij ka treguar përkushtim për dialogun me Kosovën, i cili zhvillohet nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Sipas tij, është e rëndësishme të dihet se çfarë po diskutohet dhe nëse ka kuptim të bisedohet.

Shefi i diplomacisë serbe deklaroi në Radio Televizionin e Serbisë se Serbia do të vazhdojë të mbrojë interesat e saj siç i quan ai “shtetërore dhe kombëtare”, veçanërisht siç thotë ai kur “është në pyetje Kosova dhe se Beogradi asnjëherë nuk e ka vënë në pikëpyetje dialogun”.

-Advertisement-

“Nëse dikush ka treguar përkushtim ndaj dialogut, ne e kemi treguar, këtë e ka treguar presidenti Aleksandar Vuçiq që nga koha kur ishte anëtar i qeverisë, atëherë kryeministër dhe tani kur është president. Është e rëndësishme që kur uleni në tavolinë, të dini se çfarë po diskutohet dhe të dini nëse ka kuptim të bisedoni, apo të largoheni duke u fyer, poshtëruar dhe abuzuar me faktin që jeni takuar”, tha Selakoviq, transmeton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera