Kusari-Lila: 23 vjet nuk ka pasur faturim të energjisë në veri, po hyjmë në një etapë të funksionimit të shtetit ligjor
Autori: Gazeta inFokus
08:17 | 08 July 2022
Kryetarja e Grupit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimosa Kusari-Lila ka thënë se marrëveshja për faturimin e energjisë elektrike për katër komunat në veri të vendit, do t’i sanojë dëmet që i janë shkaktuar buxhetit të Kosovës.
Kusari-Lila ka thënë se që nga paslufta nuk ka pasur faturim të energjisë në katër komunat veriore dhe kjo i ka shkaktuar mjaft dëm buxhetit të Kosovës.
Shefja e deputetëve të VV-së, shpreson në zbatim të suksesshëm të kësaj marrëveshjes, duke thënë se po bëhet funksionimi i shtetit ligjor në tërë territorin.
“Udhërrëfyesi për marrëveshjen për energjinë është e rëndësisë e cila sanon dëmin e mëtutjeshëm i cili i është bërë buxhetit të Kosovës dhe natyrisht edhe ligjshmërisë në Kosovë sepse nuk ka pasur faturim për këto 23 vjet të energjisë elektrike në katër komunat në veri të vendit. Prandaj kthimi i normaliteti është një arritje tepër e madhe pas periudhës së çlirimit të Kosovës dhe shpresojmë që edhe zbatimi i saj të shkojë pa probleme të përcjellë të cilat zakonisht mund të dalin ose të provokohen nga ana e Serbisë. Por jam e bindur se me zbatimin e suksesshëm të kësaj marrëveshje ne hyjmë në një etapë të re në të cilën funksionimi shtetit ligjor dhe natyrisht autoriteti të institucioneve bëhet pa dallim në gjithë territorin e Kosovës”, tha Kusari-Lila.
Kusari-Lila ka folur edhe për mungesën e liberalizimit të vizave për kosovarët.
Sipas saj, mesazhet janë pozitive në raport me procesin e vendimmarrjes dhe vetëm kur të vendoset do ta kenë qëndrimin e tyre.
“Ne jemi kufizuar dhe mbesim të përkushtuar që të mos flasim për diçka e cila nuk është vendim i yni. I yni ka qenë që të plotësohen të gjitha kriteret dhe janë plotësuar. Padrejtësisht Kosova ka mbetur pa liberalizim. Mesazhet janë pozitive në raport me procesin e vendimmarrjes dhe vetëm kur të vendoset dhe kur të bëhet publike do të jetë qëndrimi ynë si Kosovë i prezantuar sepse është proces tepër shumë i vonuar. Prandaj nuk bënë që Kosova të trajtohet në standard i cili shkon më ulët se vendet tjera por duhet të jetë në të njëjtin nivel sepse në shumë sfera ka bërë përparim shumë të madh. Ne po themi se kjo është e vonuar dhe është dashur të ndodhte më herët andaj ne do të bëjmë maksimumin e mundshëm në secilin moment që të jemi të përkushtuar në kryerjen e detyrave tona dhe kjo padrejtësi që iu ka bërë qytetarëve të hiqet sepse kosovarët nuk e meritojnë një trajtim të tillë”, tha ajo.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...

































