Von Cramon ripërsërit nevojën për liberalizimin e menjëhershëm të vizave
Autori: Gazeta inFokus 06:57 | 06 July 2022
Viola von Cramon, ka ripërsëritur nevojën për liberalizimin e menjëhershëm të vizave për Kosovën, pasi sipas saj, ka kohë që është vonuar pavarësisht se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret. Para se të raportojë për Kosovën në seancën e Parlamentit Evropian, përmes një postimi në Twitter, Cramon tha se “të gjithë qytetarët e Kosovës meritojnë të jetojnë në një vend që gëzon respekt të plotë ndërkombëtar dhe perspektivë të qartë integruese evropiane”.
“Qytetarët e Kosovës e dinë mirë këtë se Parlamenti Evropian dhe unë personalisht e kam ripërsëritur vazhdimisht nevojën për liberalizimin e menjëhershëm të vizave, i cili ka kohë që është vonuar pavarësisht se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret”, ka shkruar Carmon,
Ajo thotë se “raporti gjithashtu nënvizon rrugën e gjatë të reformës dhe integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian”.
Më tej ajo ka thënë se “raporti mbulon një gamë të gjerë çështjesh. Sundimin e Ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, administrata publike dhe antidiskriminimi”.
“Lidhur me Zbatimin e Ligjit, raporti u kërkon autoriteteve të bashkëpunojnë me partnerët ndërkombëtarë dhe të respektojnë plotësisht Opinionin e Komisionit të Venecias. Zbatim i Ligjit do të thotë barazi për të gjithë. Prandaj, i bëj thirrje qeverisë së Kosovës që të zbatojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin e Deçanit dhe të demonstrojë se nuk ka një qasje selektive kur bëhet fjalë për aplikimin e Zbatimit të Ligjit”.
“Elementi thelbësor i Kosovës drejt rrugës së integrimit në BE është Dialogu i udhëhequr nga BE-ja midis Kosovës dhe Serbisë. I dërguari special i Miroslav Lajçak ka mbështetjen tonë të plotë dhe ekziston një unitet unik transatlantik. Megjithatë, pa marrëveshje ligjërisht të detyrueshme të normalizimit, pranimi në Bashkimin Evropian nuk do të ndodhë”, ka shkruar Von Cramon.
Të tjera
-
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë i letrave me vlerë
Ministria e Financave ka njoftuar se më 03 dhjetor do të mbahet ankandi i pes...
-
BE-ja do të godasë firmat kineze me sanksione për mbështetjen e Rusisë në Ukrainë
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i godasë kompanitë dhe i...
-
Trump “kërcënon” me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kinën
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se n...
-
AAK-ja mban konferencë për media
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës [AAK] do të mbajë konferencë për media sot. ...
-
Deputeti i GUXO: Gërvalla dhe Peci nganjëherë mund të mos ia qëllojnë, ka mos koordinim në parti
Deputeti i Listës “Guxo”, Ekrem Mustafa, pranon se ka moskoordinim brenda sub...
-
Miftarja: Sulmi dhe cenimi i dinjitetit të Fahrie Hotit është fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie
Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftarja, ka thënë se sulmi dhe ceni...
-
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te QKUK-së
Sot do të protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te Qendrës Klinike Universi...
-
Artan Hoxha reagon pasi u intervistua nga SPAK-u: Nuk kam kryer asnjë krim
Prokuroria e Posaçme lëshoi 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krim...
-
Komisioni për Ekonomi shqyrton sot vendimin e presidentes Osmani
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot pritet të shqyrt...
-
Kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka reaguar p...
-
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump
Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit ...
-
Zemërthyese: Gjyshja shkrepi foton e mbesës pesë minuta para se vogëlushja të vdiste
Një grua ka ndarë fotografinë e fundit të vajzës së saj e cila ishte shkrepur...