Rozë

Eni Koçi feston ditëlindjen, bashkëshorti i bën urimin e veçantë: Jeta ka ngjyra me ty, vajza më e bukur…

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 05 July 2022

Këngëtarja e njohur, Eni Koçi, feston sot ditëlindjen dhe bën 26 vjeçe. Kjo ditëlindje është më e veçanta për të, pasi ajo është në pritje të ëmbël. artistja së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.

Në ditën e saj të veçantë, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, familjarët dhe fansat e shumtë. Por sigurisht më të bukurin dhe të ëmblin e ka marrë nga bashkëshorti, Genc Prelvukaj.

Këngëtari i njohur ka ndarë një foto të Enit në “Instagram” duke i shkruar se e bën të lumtur e të fortë edhe në ditët më të këqija. Mes rreshtash, Genci e cilëson partneren e tij si ‘shok’ dhe shton se mirësia e saj nuk ka kufij.

-Advertisement-

“Urime ditëlindjen vajza më e bukur në shpirt që kam njohur ndonjëherë. Je soj i njeriut që të bën të lumtur në ditën më të rëndë, të bën të fortë kur ndjehesh i dobët, të bën si shkëmb edhe kur jeta ti ngatërron rrugët dhe të jep motiv kur të duhet më shumë se kurrë.

Jeta ka ngjyrë me ty, ndaj të dua çdo mëngjes e darkë pranë. Të kam “shok” dhe nuk shijoj asgjë po se ndava me ty. Mirësia jote nuk ka kufinj, sikur qielli. Unë dua të jetosh sa më gjatë, shëndetshëm dhe e buzëqeshur. Se nuk e meriton askush më shumë se ti.

Çdo gjuhë është e varfër për të përshkruar saktë dhe më vjen inat që nuk arrij ta kthej ndjenjën në fjalë. Të dua lule e bukur”, shkruan Prelvukaj.

Nuk ka munguar komenti i Enit e cil i shkruan: “Dashuria imee… Faleminderit që ma bën çdo ditë të bukur e të veçantë. Te dua çdo ditë e më shumë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera