Lajme

Presidentja Osmani për vizitën në Slloveni: Konfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyeshme të Kosovës me Slloveninë

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 05 July 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Slloveni ku ka thënë se diplomacia parlamentare është gjithmonë në shërbim të përafrimit të dy vendeve dhe thellimit të bashkëpunimit strategjik në mes tyre.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ka pasur kënaqësinë që të pritet në dy dhomat e parlamentit slloven, shkruan Gazeta Infokus.

“Pata kënaqësinë të pritem në të dy Dhomat e parlamentit slloven, nga zëvendëskryetari i Parlamentit të Sllovenisë, z. Danijel Krivec dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, z. Alojz Kovšca, me të cilët konfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyeshme të Kosovës me Slloveninë dhe zotimin për thellimin e mëtejshëm të tyre”, ka shkruar Osmani.

-Advertisement-

Po ashtu ajo shtoi se  ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Në këtë kontekst, theksova rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe përkrahjen e nevojshme nga Sllovenia në këtë drejtim”, ka shkruar tutje Osmani./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera