Ylli i sulmit mahnit Conten: Çfarë befasie pozitive, çdo trajner ëndërron një lojtar si ai
Autori: Gazeta inFokus
10:17 | 04 July 2022
Antonio Conte ka një mentalitet fituesi dhe sezonin e ardhshëm ëndërron t’i dhurojë një trofe Tottenhamit, edhe pse arritja e një objektivi të tillë nuk do të jetë aspak e thjeshtë. Drejtuesit e klubit londinez kanë zhvilluar një merkato shumë të mirë deri tani.
“Spurs” janë forcuar me emra si Richarlison, Ivan Perisic, Yves Bissouma apo Fraser Forster. Trajneri italian pret edhe një qendërmbrojtës, në përgjithësi është i kënaqur me afrimet, por sidomos me faktin që në ekip ka një fenomen si Son Heung-Min.
Lojtari nga Koreja e Jugut u shpall golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në Premier League. 23 gola shënoi 29-vjeçari, i cili fitoi rivalitetin me Momo Salah për faktin e vetëm që nuk kishte shënuar asnjë gol me penallti. “Çdo trajner ka nevojë për lojtarë të talentuar për të fituar.
Son më ka befasuar për angazhimin, qëndrimin dhe sjelljen e tij. Ai është një djalë shumë i mirë. Mendoj se shumë njerëz nuk e dinë se çfarë njeriu është. Buzëqeshja nuk i mungon asnjëherë, kjo është e rëndësishme për ekipin.
Son është një tip shumë pozitiv. Çdo trajner ëndërron të ketë një talent të tillë në duart e tij”, deklaroi Antonio Conte për sulmuesin e talentuar aziatik.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...


































