Lajme

Osmani për Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve: Jemi krenarë për arritjet tona të përbashkëta

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 04 July 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin e saj për Ditë e Pavarësisë.

Osmani përmes një postimi në Twitter ka shkruar se jemi krenar për arritjet tona të përbashkëta.

“Sot populli i Kosovës bashkohet me gjithë zemër presidentit Joe Biden dhe të gjithë miqve tanë amerikanë në festimin e 4 korrikut. Ne jemi krenarë për arritjet tona të përbashkëta dhe për promovimin dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta”, ka shkruar Osmani.

-Advertisement-

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 4 korrikun – Ditën e Pavarësisë.

246-vjet më parë u ratifikua Dokumenti i Pavarësisë, një dokument ku 13 kolonitë nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera