Ballkani Perëndimor, prioritet i kryesimit çek me BE-në
Autori: Gazeta inFokus
11:00 | 01 July 2022
Çekia, nga 1 korriku, mori kryesimin e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian, që zgjat deri në fund të këtij viti.
Në gjashtë muajt paraprakë, në këtë pozitë ishte Franca.
Sipas diplomatëve në Bruksel, Çekia do të mbajë si prioritet një varg çështjesh që kanë përshkuar edhe kryesimin francez, e që kanë të bëjnë me luftën në Ukrainë dhe sigurinë e furnizimit me energji.
Një diplomat i lartë evropian tha se Çekia do ta ketë prioritet të rëndësishëm edhe Ballkanin Perëndimor.
Ky burim tha se në kohën e agresionit të Rusisë në Ukrainë, procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian është më i rëndësishëm se kurrë dhe se kjo vlen edhe për raportet e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas tij, Çekia shpreson që gjatë presidencës së saj të ketë edhe përparim konkret rreth Ballkanit Perëndimor – të nisin negociatat e anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe të përmbyllet procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën.
Sipas burimeve diplomatike, nivelet më të larta po punojnë që konferenca e parë ndërqeveritare, me të cilën do të hapeshin simbolikisht negociatat e anëtarësimit për Shkupin dhe Tiranën, të ndodhë para pushimeve të verës – pra, në muajin e parë të kryesimit çek.
Sa i përket liberalizimit të vizave me Kosovën, Çekia, sipas burimeve diplomatike, është e gatshme që këtë vendim ta vendosë në rend të ditës, sapo të vërtetohet se ka gatishmëri nga vendet anëtare për heqjen e vizave.
Komisioni Evropian ka konfirmuar se mbetet në qëndrimin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe se procesi i stërzgjatur i liberalizimit të vizave duhet të përmbyllet sa më shpejt. Por, disa vende anëtare, si Franca, vazhdojnë të shprehin rezerva për lëvizjen e lirë të kosovarëve.
Diplomatët në Bruksel thonë se Çekia, në cilësinë e kryesueses së BE-së, do të konsultohet me vendet anëtare dhe se ajo ka shprehur gatishmëri që ta çojë përpara këtë proces.
Gjatë kryesimit çek pritet të përmbyllet edhe procedura e hyrjes së Kroacisë në zonën e lëvizjes së lirë, Schengen.
Ky shtet, i cili është bërë anëtar i BE-së para saktësisht nëntë vjetësh – me 1 korrik, 2013 – pritet të hyjë në zonën Schengen më 1 janar të vitit 2023, prej kur edhe nuk do të ketë më vendkalime kufitare nga Kroacia për në vendet e tjera të BE-së.
Franca e ka dorëzuar propozimin formal për hyrjen e Kroacisë në zonën Schengen vetëm një ditë para përfundimit të kryesimit të saj dhe tash Çekisë i mbetet të përmbyllë vetëm pjesën formale, pasi Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kroacia i ka përmbushur të gjitha kushtet.
Zakonisht, shtetet që marrin kryesimin e BE-së i përgatisin prioritetet e tyre disa vite më herët, por ndryshimet e rrethanave bëjnë që edhe prioritetet të ndryshojnë.
Kështu, Çekisë i imponohen si prioritete menaxhimi i krizës së refugjatëve nga Ukraina; vazhdimi i ndihmës për Ukrainën, për t’u përballur në secilin aspekt me agresionin e Rusisë; siguria e furnizimit me energji, që nënkupton zvogëlimin e varësisë nga Rusia; forcimi i qëndrueshmërisë së ekonomisë në BE dhe forcimi i institucioneve demokratike.
Kjo është hera e dytë që Çekia merr kryesimin e BE-së qëkur është bërë anëtare e bllokut në vitin 2004.
Herën e parë, ky shtet ka kryesuar në vitin 2009. Gjatë kryesimit të atëhershëm, Qeveria çeke është rrëzuar, por kryesimi i vendit me BE-në është vlerësuar si i suksesshëm.
Diplomatët në Bruksel thonë se nuk janë të sigurt nëse Çekia do të organizojë ndonjë takim të liderëve të BE-së me kolegët nga Ballkani Perëndimor.
Një diplomat i lartë tha se samiti i fundit në Bruksel i BE-së me liderët e rajonit, që është mbajtur javën e kaluar, ka qenë “një dështim aq i madh, saqë tani do të ketë hezitim të organizohet një takim i tillë, nëse nuk ka sinjale të qarta se do të ketë progres konkret” për vendet që aspirojnë integrimin në BE.
Çekia, gjithsesi, do të organizojë një takim të liderëve në Pragë, më 6 tetor, kur do të diskutohet për “Evropën më të gjerë”- pra, për raportet mes BE-së dhe vendeve të tjera evropiane që nuk janë në BE. Por, për formatin e këtij takimi do të vendoset më vonë./REL

T� tjera
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
































