Alpinistët u bllokuan në Valbonë, dy prej tyre nisen me helikopter drejt Spitalit të Traumës, reagon edhe ministri i Mbrojtjes
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/06/fff1.png)
Autori: Gazeta inFokus
21:29 | 26 June 2022
Katër alpinistë shqiptarë të cilët po eksploronin Valbonën mbetën të bllokuar për disa orë për shkak të terrenit të thepisur të zonës.
Policia e Tropojës ka bërë me dije se falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë dhe ndërhyrjes nga ana e shërbimeve me helikopter, është bërë e mundur lokalizimi dhe nxjerrja e 4 shtetasve.
Aktualisht, 2 të dëmtuarit po transportohen me helikopter, drejt Spitalit të Traumës, Tiranë, ndërsa 2 shtetasit e tjerë, që po u vinin në ndihmë të dëmtuarve, ndodhen të akomoduar dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
Nga ana tjetër ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili thotë se në kohë rekord alpinistët u shpëtuan dhe u transportuan në spital.
“Ekuipazhi i helikopterit EC 135, i Forcës Ajrore bënë të mundur evakuimin e alpinistëve të lënduar në 2328 metra lartësi në majën e Zhaporres, në zonën e Valbonës. Në kohë rekord të dy alpinistët e bllokuar në një zonë të thepisur u dërguan për ndihmë në spitalin e Traumës. Mirënjohje pilotëve të Forcës Ajrore. Të angazhuar për një turizëm të sigurt në të gjithë Shqipërinë”, shkruan ai.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/12/Foto-Lajmi.jpg)
Të tjera
-
Kotroll policor në dy shkolla në Leposaviq, Veton Elshani jep detaje
Zëvendës Komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani...
-
Përplasja mes tifozëve anglez dhe serb dyshohet se nisi nga shqiptarët
Disa orë përpara ndeshjes mes Anglisë dhe Serbisë ka shpërthyer dhuna mes tif...
-
Prestigjiozja Financial Times: Serbia do t’i jap leje kompanisë Rio Tinto për hapjen e minierës së litiumit
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç po përgatitet t’i japë kompanisë Rio Tinto, ...
-
Kosova dhe Serbia në mesin e shteteve që e mbështetën deklaratën për integritetin territorial të Ukrainës
Tetëdhjetë vende të botës, nga njëqind sa morën pjesë në një samit për paqe n...
-
Presidentja Osmani takon këshilltarin kryesor të Biden: Folëm për rritjen e bashkëpunimit
Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një “takim të rëndësishëm” në Zvicër Ja...
-
Të hënën samiti special për t’i diskutuar tri pozitat kryesore në BE
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz beson se një mandat i dytë për Presidente...
-
Banka Qendrore e Kinës raporton progres në huadhëniet për inovacionin e teknologjisë shkencore
Banka Qendrore e Kinës raportoi përparim në strukturën e posaçme të huadhënie...
-
Konferenca për Paqen, 80 vende mbështesin integritetin territorial të Ukrainës
Tetëdhjetë vende kërkuan së bashku të dielën (sot) që “integriteti territoria...
-
Krasniqi: Kjo festë na kujton rëndësinë e kujdesit për njëri-tjetrin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar besimtarë...
-
Osmani nga Samiti i Paqes: Kosovës iu kujtua vuajtja e tmerrshme që sjell lufta, por Ukraina do të ia dal
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte pjesëmarrëse e Samitit të Paqes për...
-
Samiti i paqes për Ukrainën, Zelensky: Do t’i paraqesim Moskës propozimin për përfundimin e luftës
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të shtunën se do t’i paraqiste Mos...
-
Majko flet për sigurinë në rajon: Nëse prekët Kosova, do të prekët edhe Shqipëria
Ish-kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Pandeli Majko ka deklaruar se an...