Britania prezanton ndryshime në ligj, burgim i përjetshëm për shoferët që e mbysin dikë në rrugë me automjet
Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 26 June 2022
Javën e ardhshme, në Mbretërinë e Bashkuar pritet të ndodhin ndryshime që mund të rezultojnë në dënimin me burgim të përjetshëm të shoferëve që e kanë mbytur dikë me automjet. Ndryshimet hyjnë në fuqi të martën sipas ligjit të policisë, krimit, gjobave dhe gjykatave.
BBC shkruan se gjyqtarët do të mund të shqiptojnë dënime me burgim të përjetshëm për shoferët e rrezikshëm që kanë mbytur dikë në trafik dhe shoferët që e kanë bërë këtë nën ndikimin e drogës dhe alkoolit. Dënimi maksimal për ata që fshehin një aksident me fatalitet aktualisht është 14 vjet.
“Ata që janë përgjegjës tani do të përballen me mundësinë e të jetuarit pas hekurave”, tha ministri britanik i Drejtësisë, Dominic Raab, përcjell Gazeta Express.
Ligji i ri e bën vepër penale shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore nga drejtimi i pakujdesshëm. Kjo do të thotë se drejtuesit e automjeteve që i shkaktojnë dikujt lëndime afatgjata ose të përhershme do të dënohen gjithashtu me dënimet më të rënda. Amendamenti i propozuar i ligjit u publikua për herë të parë në vitin 2017.
Rritja e gjobave do të zbatohet për shkeljet në Angli, Skoci dhe Uells, por jo në Irlandën e Veriut, e cila ka ligje të veçanta për sigurinë rrugore.
“Shumë jetë janë humbur për shkak të sjelljes së pamatur pas timonit… Familjet janë shkatërruar”, tha ministri Raab.
“Shoferët që sillen keq në rrugë janë një rrezik për të gjithë ne. Ata meritojnë dënimet më të rënda sepse veprimet e tyre marrin jetën e të tjerëve. Shpresoj se kërcënimi me burgim të përjetshëm do të jetë i mjaftueshëm për t’i detyruar drejtuesit e pamatur ta ndryshojnë sjelljen e tyre në trafik. Vrasja nga pakujdesia tashmë parashikon një dënim të përjetshëm, që do të thotë se vrasja e një personi me makinë mund të jetë subjekt i të njëjtit dënim”, tha Steve Gooding, drejtor i organizatës humanitare RAC.
Qeveria britanike ka thënë se dëshiron të sigurohet që dënimet të pasqyrojnë peshën e krimit dhe se prokurorët do të vazhdojnë t’i akuzojnë ata për vrasje nga pakujdesia ose vrasje nëse ka prova që automjeti është përdorur si armë për ta vrarë ose për të shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 5 maj
Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshm...
-
Kurti në konferencën e partive socialiste ku ishte edhe kancelari Scholz: Autokratët kanosin sigurinë e kontinentit tonë
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka marrë pjesë në konferencën e Partis...
-
IKShPK-ja me aktivitete përgjatë Javës së Imunizimit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimi...
-
Hoxhaj: Kosova plotëson gjithë kriteret për KiE, por ka përpjekje për kushtëzim
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe njëherazi nënkryetari i Kuvendit, Enver ...
-
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut i shtohen komunave arbëreshe në Kalabri
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut, iu shtuan sot komunave arbëresh...
-
Abdixhiku në Gjilan: Me qytetarët po flasim hapur e po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bash...
-
“Të gjitha i gjetëm në magjistrale, por vetëm peshkun jo”, PDK: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn
Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot përmes një aksioni ka shfaqur pak...
-
Ikja e mjekëve sfidë për institucionet
Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në ven...
-
Vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë, lëndohen dy persona
Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suhare...
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, e nuk janë të gatshëm t’i heqin masat Kosovës
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave...
-
“Bajraktarët” e Shqipërisë nisin kontrollet nga ajri
Në ditët që vijnë do të nisin kontrollet e para nga ajri, përmes fluturimeve ...
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Ditët e fundit, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Ol...