Sport

Sadio Mane “trazon” Bayern-in, sulmuesi mendon largimin

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 24 June 2022

Transferimi i Sadio Mane nuk ka lënë shije të mirë te të gjithë lojtarët e Bayern Munich.

Serge Gnabry është emri më i lakuar për t’u larguar nga bavarezët, por drejtuesit e klubit nuk mendojnë kështu. Për të qetësuar disi situatën ka folur Salihamidzic, i cili ka shprehur dëshirën për të vijuar bashkëpunimin me lojtarin.

“Ne dëshirojmë që ai (Gnabry) të qëndrojë te ne. Shpresoj që ai të zgjedhë Bayernin. Por, nëse një lojtar nuk dëshiron të qëndrojë, ne do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje që gjithkush të jetë i lumtur” – tha Salihamidzic.

-Advertisement-

Serge Gnabry ka kontratë me bavarezët deri verën e ardhshme (qershor 2023) dhe kampionët e Gjermanisë po përpiqen të gjejnë gjuhën e përbashkët me lojtarin që ai të qëndrojë, në të kundërt do të shqyrtojnë ofertat në drejtim të tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera