Talibanët bëjnë thirrje për ndihmë ndërkombëtare pas tërmetit shkatërrues
Autori: Gazeta inFokus 08:31 | 23 June 2022
Udhëheqësi suprem i qeverisë afgane të udhëhequr nga talibanët i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bëjë donacione për të ndihmuar vendin pas një tërmeti që goditi më 22 qershor, duke vrarë të paktën 1,000 njerëz.
Haibatullah Akhundzada, lideri suprem i talibanëve në pushtet, në një deklaratë i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar, dhe të gjitha organizatave humanitare “të ndihmojnë popullin afgan në këtë tragjedi të madhe”.
Afganistani është në mes të një krize humanitare dhe ekonomike, dhe Abdul Qahar Balkhi, një zyrtar i lartë i talebanëve, tha se qeveria ishte “e paaftë financiarisht të ndihmojë njerëzit në masën që është e nevojshme”.
Agjencitë e ndihmës, vendet fqinje dhe fuqitë botërore po ndihmojnë, tha ai, por “ndihma duhet të rritet në një masë shumë të madhe, sepse ky është një tërmet shkatërrues që nuk është përjetuar në dekada”.
Kreu i Kombeve të Bashkuara, António Guterres tha se agjencia ishte mobilizuar plotësisht për katastrofën. Ekipet shëndetësore, furnizimet mjekësore, ushqimi dhe strehimoret e urgjencës ishin rrugës për në zonën e tërmetit, thanë zyrtarët e OKB-së.
Provinca juglindore Paktika është goditur më së shumti dhe OKB-ja po përpiqet të sigurojë strehim emergjent dhe ndihmë ushqimore. Përpjekjet e shpëtimit po pengohen nga reshjet e dendura të shiut dhe mungesa e burimeve..
Tërmeti më vdekjeprurës që goditi vendin në dy dekada është një sfidë e madhe për talibanët, lëvizjen islamike e cila rifitoi pushtetin vitin e kaluar pas rënies së qeverisë së mbështetur nga perëndimi./Rel
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...