Sport

Bayerni zyrtarizon blerjen e “bomberit” senegalez, ja sa fiton Liverpooli

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 22 June 2022

Sadio Mane është zyrtarisht futbollist i Bayernit të Mynihut. Sulmuesi senegalez ka hedhur firmën në kontratë, dukë u larguar pas gjashtë vjetësh nga Liverpooli. Klubi anglez do të përfitojë 30 milionë euro plus 10 milionë në formë bonusesh për kartonin e 30-vjeçarit, të cilit i kishte mbetur vetëm një vit në kontratën me “The Reds”.

120 gola në 269 ndeshje, një Champions League të fituar dhe dy finale të humbura, një Premier League, një herë golashënuesi më i mirë i Premier League-s e shumë trofe të tjerë në palmaresin e sulmuesit senegalez.

Mané kishte mbërritur një ditë më parë në Bavari, duke kaluar testet mjekësore, më pas erdhi edhe firma në kontratë.

-Advertisement-

“Kur menaxheri im më tha për mundësinë për të ardhur tek Bayerni, unë thashë po menjëherë. E imagjinova veten në këtë ekip. Për mua ky është klubi i duhur, në kohën e duhur. Menaxheri më tha se kishte të tjera oferta, por e ndjeva se duhej të zgjidhja Bayernin. Më pëlqeu projekti sportiv i këtij klubi. Bayerni është një nga skuadrat më të mëdha në botë dhe gjithmonë lufton për të fituar trofe. Kështu që ardhja këtu ishte një ide e mirë, vendimi i duhur”, ishin fjalët e sulmuesit për “Bild”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera