Lajme

Abdixhiku – Kurtit: Sqarojeni a është e mirë marrëveshja me Serbinë apo jo

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 22 June 2022

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar dy sqarime nga kryeministri Albin Kurti për dakordimin e arritur të martën në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e energjisë eleketrike në veri të vendit.

Abdixhiku tha se “politikani hijeve të veta s’mund t’iu ikë”. Ai tha se Kurti duhet të tregojë nëse marrëveshja është e mirë apo jo.

“Kryeministri Kurti ka nevojë t’i bëjë dy sqarime bazike: e para është logjike, a është marrëveshja e mirë apo s’është e mirë? Nëse është marrëveshja e mirë, që është replikë e një marrëveshjeje paraprake, atëherë me të drejtë mund t’i shtrosh argumentet se po kthehet legjitimiteti në veri dhe po mblidhen të hyrat pas 20 viteve”, tha ai.

-Advertisement-

“Por nëse marrëveshja s’është e mirë, atëherë duhet të flasim për legalizimin e Serbisë – ju citoj – në Kosovë dhe veri”, tha kryetari i LDK-së.

Abdixhiku e pyeti shefin e Qeverisë se cila është natyra e marrëveshjes, pasi tha se “të dyjat s’mund të jenë”.

“Nëse është dëm e s’është vazhdimësi, atëherë pse na e sjelle Elektroseverin në Kosovë, të cilin e ke kundërshtuar para 4 viteve këtu në foltore”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera