Lajme

Oda Amerikane përsëri me thirrje për deputetët: Mos e votoni projektligjin për tërheqjen e Trustit

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 22 June 2022

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka kërkuar përsëri nga deputetët e kuvendit që të mos votohet projektligji i cili mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një komunikate për media thuhet se të mundësuarit e tërheqjes së kursimeve pensionale nuk duhet të jetë përgjigje në sfidat aktuale ekonomiko-sociale të vendit.

“Në kohën kur pritet të nisë shqyrtimi i ndryshimeve të propozuara të Ligjit për Fondet Pensionale nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, u bënë thirrje deputetëve që të mos aprovojnë këtë nismë ligjore. Të mundësuarit e tërheqjes së kursimeve pensionale nuk duhet të jetë përgjigje në sfidat aktuale ekonomiko-sociale të vendit, kjo edhe për shkak të pasigurive të shumta që karakterizojnë mjedisin ekonomik global dhe thellimin e mëtejmë të vështirësive në muajt në vijim”, thuhet në komunikatën e tyre.

-Advertisement-

Po ashtu theksojnë se pavarësisht autoritetit të tyre, deputetët e Kuvendit të Republikës kanë përgjegjësi që të nxjerrin politika të cilat garantojnë dhe përmirësojnë në mënyrë të vazhdueshme mirëqenien e qytetarëve.

“Oda Amerikane thekson se pavarësisht autoritetit të tyre, deputetët e Kuvendit të Republikës kanë përgjegjësi që të nxjerrin politika të cilat garantojnë dhe përmirësojnë në mënyrë të vazhdueshme mirëqenien e qytetarëve, prandaj nuk mbështet nismat të cilat gërryejnë perspektivën për jetë të dinjitetshme pas moshës së pensionimit”, thuhet tutje në komunikatë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera