“Nuk më pëlqen të cilësohem si futbollistja sexy”, sulmuesja kroate: E di pse më telefonojnë agjentët!
Autori: Gazeta inFokus
08:05 | 20 June 2022
Ana Maria Markovic mund të konsiderohet pa frikë si futbollistja më e bukur në botë, edhe pse asaj ky titull nuk është se i pëlqen shumë.
Sulmuesja nga Kroacia dhe që luan për klubin e Grasshopper në Zvicër thekson se mediat nuk mund të përqëndrohen vetëm te fiziku i saj, por duhet të merren me aspektin sportive.
Ndër të tjera, 22-vjeçarja që fitoi edhe më shumë vëmendje pas debutimit me kombëtaren kroate shprehet se e marrin në telefon njerëz që shtiren sikur janë agjentë ndërsa shton se ajo e di shumë mirë arsyen e vërtetë të këtyre telefonatave.
“Nuk e kam bezdi kur më thonë se jam e bukur, e vlerësoj komplimentin. Por, nuk më pëlqejnë disa artikuj ku më cilësojnë vetëm si “futbollistja sexy”. Kjo i bën të tjerët të mos më shohin si futbolliste dhe diçka e tillë nuk është e mirë për mua dhe familjen time. Kam marrë shumë telefonata nga njerëz që shtiren sikur janë trajnerë apo menaxherë. Unë e di shumë mirë se çfarë duan ato. Nuk më kanë parë kurrë të luaj futboll dhe gjykojnë vetëm pjesën e jashtme, për mua është një mëkat i madh. Por, ndonjëherë më vijnë edhe mesazhe qesharale nga persona të cilët ofrohen të më pastrojnë këpucët pas ndeshjes apo stërvitjeve”, tregon Markovic.
Në fund, 22-vjeçarja tregon se idhulli i saj është Cristiano Ronaldo, por shton se edhe bashkëkombasi i saj, Luka Modric është një shembull shumë i mirë. “Modric është një model shumë i mirë për mua, është një futbollist i kalibrit botëror dhe përfaqëson Kroacinë. Edhe në futbollin e femrave ka lojtare shumë të mira, por idhulli im është Cristiano Ronaldo. Është shumë i disiplinuar, në sport është shumë e rëndësishme të japësh maksimumin dhe të duhet një mentalitet si i Ronaldos”, u shpreh Ana Maria Markovic.




T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























