Lajme

Scholz, Macron e Draghi nisën drejt Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus 08:14 | 16 June 2022

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u nis për në Ukrainë. Bashkë me të është presidenti francez, Emanuel Macron si dhe kryeministri i Italisë, Mario Draghi.

Siç raporton ZDF, bashkë “në bagazh”, ata kanë ndoshta edhe oferta konkrete ndihme për vendin.

Ndërkohë, në kryeqytetin ukrainas, vizita pritet me një përzierje shprese dhe skepticizmi.

-Advertisement-

Scholz, Macron dhe Draghi u takuan gjatë natës në qytetin polak të Rzeszow, nga ku vazhduan në rrugë tokësore për në Ukrainë.

Vizita synohet të jetë një shenjë mbështetjeje për Ukrainën.

Bisedimet me qeverinë ukrainase do të fokusohen ndoshta në rrjedhën e luftës, anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në BE dhe ndihmën e mëtejshme për vendin.

Duhet të supozohet, sipas korrespondentit të ZDF, Andreas Kynast, se Scholz “ka një lloj lajmi pozitiv për Ukrainën në bagazhin e tij”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera