Lajme

Njoftimi në ditën e vizitës së Ramës e Abazoviqit, Ukraina: Parandaluam një sulm terrorist ndaj lidershipit tonë

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 15 June 2022

Agjencitë e sigurisë të Ukrainës kanë parandaluar një sulm terrorist ndaj lidershipit të vendit. Njoftimin e bëri zëvendësministri i Brendshëm, Jevhen Jenin.

“Falë informacionit që marrim nga burimet tona operacionale, ne kemi arritur të parandalojmë një akt terrorist kundër udhëheqjes së vendit tonë”, u shpreh ai, shkruan a2cnn.

Duke folur për mediat vendase, zyrtari ukrainas tha se nuk mund të japë më shumë detaje lidhur me këtë çështje. Jenin shtoi se “do të jetë e mundur që të publikohen të dhëna domethënëse vetëm pas fitores”, në luftën e nisur nga Rusia.

-Advertisement-

Këto raportime vijnë në një ditë kur në Kiev po qëndron kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Në vizitën e tyre nuk është raportuar asnjë rrezik për kryeqeveritarët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera