Lajme

Kaq pacientë janë trajtuar brenda katër ditësh në Emergjencë

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 14 June 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikën Emergjente të QKUK-së, janë trajtuar 1 mijë e 200 persona brenda katër dite, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, 241 pacientë janë trajtuar në Dhomën e Reanimimit ( Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent) dhe 212 pacientë janë regjistruar si raste kirurgjike.

“Ndërkaq, në Dhomën e Shërbimit Internistik kanë marrë trajtim mjekësor 391 pacientë dhe në Dhomën e Shërbimit Ortopedik janë trajtuar 283 raste”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera