Lajme

Kryetari i kësaj komune deklaron 64 mijë euro cash

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 14 June 2022

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka deklaruar pasurinë që e posedon në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Ai ka deklaruar 64 mijë e 577 euro cash në bankë si dhe mbi 3 mijë euro të tjera në emër të bashkëshortes së tij.

Kryetari Aliu ka deklaruar se posedon shtëpi banimi, trualle, tokë bujqësore dhe mal.

Ai ka deklaruar edhe dy vetura, Golf 5 dhe Reanault Clio, kjo e fundit në emër të gruas së tij.

-Advertisement-

Gjithashtu, Aliu bashkë me gruan e tij posedojnë mbi 67 mijë euro cash.

Deklarimin e plotë të pasurisë së tij mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera