Lajme

Abazoviq me fjalë të mira për Ballkanin e Hapur në Politika’n e Beogradit

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 14 June 2022

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se Ballkani Perëndimor duhet më shumë të shikojë drejt së ardhmes sesa në të kaluarën.

Ai tha për të përditshmen proqeveritare në Beograd “Politika” që “receta për një të ardhme më të mirë të Ballkanit Perëndimor ka të bëjë më pak me të kaluarën dhe më shumë me të ardhmen” dhe shtoi se iniciativa Ballkani i Hapur mund të kapërcejë hendekun në mes Lindjes dhe Perëndimit.

“Ne dërgojmë te bota një mesazh ndryshe kur ne flasim hapur për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në një mënyrë që nuk është e zakonshme duke mos shikuar prapa te çështjet që kanë shkaktuar konfliktet”, tha ai.

-Advertisement-

Abazoviq ka paralajmëruar se Bashkimi Europian “nuk dëshiron të importojë probleme”.

“Dialogu ynë dhe një qasje më gjithëpërfshirëse mund të kenë efekte pozitive për publikun dhe mund të sjellë përfitime të politikës së jashtme për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera