Rozë

I propozuan për martesë? Fjolla Morina zbulon unazën e madhe me diamant (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 14 June 2022

Prej disa kohësh Fjolla Morina ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut, e kjo për shkak të jetës së saj private. Teksa dukej se gjithçka po shkonte mirë në martesën e saj me biznesmenin e njohur, Fisnik Syla, ata zbulojnë se janë ndarë.

Pas postimeve të ndryshme në rrjetet sociale ku ata të dy herë pas here thumbonin njëri-tjetrin, Fjolla tashmë kthen gjithë vëmendjen nga vetja me foto apo video provokuese.

Por kësaj radhe, këngëtarja ka bërë një postim në “Instastory” ku ka nxitur dyshimet te ndjekësit e saj se mund të ketë marrë një propozim për martesë.

-Advertisement-

Morina ka publikuar imazhe të dorës së saj ku vëmendjen e merr menjëherë unaza e madhe me diamant, e vendosur në gishtin e martesës.

Ajo ka vendosur që të mos shkruaj asgjë krahas këtyre pamjeve, por me këtë postim ka bërë lëmsh fansat e saj. Unaza mund të jetë edhe thjesht një dhuratë, por gjithsesi na mbetet të presim për një sqarim nga vetë ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera