Salah, i obsesionuar pas fitnesit: E kam shndërruar shtëpinë spital
Autori: Gazeta inFokus
10:29 | 13 Qershor 2022
Sulmuesi egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka dhënë një intervistë të gjatë për “France Football” ku flet për përditshmërinë e tij si sportist dhe dietën e rreptë ultra të shëndetshme.
Obsesioni i 29-vjeçarit egjiptian me rutinën e tij për të mbajtur formën e ka bërë atë të blejë makineri të ndryshme që i ka instaluar në shtëpinë e tij, të cilën krahason me një spital.
“Është e vërtetë, më pëlqen të them se shtëpia ime duket si spital… Veç kësaj, bashkëshortja ime nuk e pëlqen këtë. Dy dhoma në shtëpinë tonë janë të dedikuara për pajisje të ndryshme fitnesi dhe bodybuilding. Në shtëpi mund të bëj edhe krioterapi, ka një dhomë hiperbarike”, shpjegon Salah.
Veç kësaj, ai komenton se është vazhdimisht në kërkim të makinerive të reja për të përmirësuar gjendjen e tij fizike:
“Unë eksperimentoj me makineritë. I përdor ato të paktën tri ose katër herë në javë. E dëgjoj trupin tim.”
Verën e kaluar, thotë Salah, kërkoi formula që të mund të përmirësohej fizikisht “për t’i bërë mbrojtjet kundërshtare që të mos marrin frymë për 90 minuta.”
Salah nuk ka harruar të urojë Courtois për pritjet në finalen e Champions League:
“Ne e meritonim ta fitonim, kishim më shumë shanse. I kisha dy ose tri goxha të pastër, por Courtois bëri pritje fantastike. Është puna e tij, prandaj Madridi e mori atë. Ishte nata e tij”.
Për sa i përket Topit të Artë, sulmuesi i kuq dëshiron të jetë futbollisti i radhës afrikan (pas George Weah), i cili fituar çmimin më të rëndësishëm individual.

T� tjera
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...































