Tahirsylaj për stuhinë që i mori jetën 30-vjeçarit: E paralajmëroi Serbia, por jo IHMK-ja sepse s’ka asnjë meteorolog të diplomuar
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/06/Dashuri-qe-nuk-shuhet-kurr-4-2-1024x576-750x450-696x418-1-600x360-1.png)
Autori: Gazeta inFokus
20:43 | 07 June 2022
Profesori i Meterologjisë, Sylë Tahirsylaj, ka thënë që fatkeqësia e djeshme ku një 30 vjeçar vdiq si pasojë e rrëzimit të lisit, është e tmerrshme. Ai ka thënë se IHMK nuk e paralajmëroi stuhinë, ndonëse një gjë të tillë e bëri IHMK-ja, sepse në IHMK nuk ka asnjë meteorolog të diplomuar.
Tahirsylaj i ka shprehur ngushëllime familjarëve për këtë humbje.
“Problemi qëndron në rrjetet e monitorimit të elementeve dhe dukurive meterologjike. Në të kaluarën, IHMK-ja i ka pasë dy qendra radarike – njërën në Dukagjin dhe tjetrën në rrethin e Prishtinës. Këto dy qendra i kanë përcjellë fenomenet që ndodhin në atmosferë – atëherë nuk e ka pasë sistemin e marrjeve të imazheve satelitore nga 17 satelitë që e përcjellin globin tokësor dhe përpjekjet e mia si drejtor i Institutit, për me ngrit sistemin radarik. Por, sipas rezolutës 1244 nuk na është lejuar që ne të kemi qasje në sistemin raketor, për shkak të aviacionit të NATO-s dhe ndërkombëtar”, ka thënë ai në Klan Kosova.
“Dhe kështu Instituti s’ka mund të japë mendimin profesional, për arsye se s’ka pasë sistem të mirëfilltë të përcjelljes së reve mbi territorin e Kosovës, por ka pasë mundësi që të shfrytëzojnë sistemin që organizatat botërore në 17 satelitë që i përcjellin, mi përcjell imazhet dhe në bazë të atyre imazheve ka mund të bëhet parashikimi i një situate të tillë. Ndryshimi i erës dhe ndryshimi i temperaturës në mënyrë të hovshme shkakton erën”.
Tahirsylaj ka thënë gjithashtu se duhet të ketë një alarmim i cili do të jetë pozitiv për qytetarët.
“Duhet të bëhet integrimi i shumë departamenteve, përkatësisht të kërkohet ndihma edhe nga aeroporti i Prishtinës pasi ata 24 orë e përcjellin dhe të bëhet një alarmim i cili do të jetë pozitiv për qytetarët. Fatkeqësia që ka ndodhur është e tmerrshme pasi në qendër të qytetit (pylltarët e dinë shumë mirë edhe strukturën e drunjve), goditja e cila ka qenë shumë e shpejtë ka bërë një dëm nga i cili që e ka humbur jetën një qytetar, ku shpreh edhe ngushëllime për familjen e tij”.
Tutje Tahirsylaj ka thënë që dje kur u paralajmërua që stuhia prej Serbisë do të vijë në Kosovë, nuk kishte paralajmërim nga IHMK-ja, pasi në Kosovë nuk ka meterolog të diplomuar.
“Nuk ka pasë paralajmërim, pasi nuk e kanë asnjë meteorolog të diplomuar dhe për këtë shteti duhet të veprojë. Së bashku me profesorin Rasim Bejtullahu kemi punuar një program për mi dhënë dy gjenerata të meterologjisë dhe hidrologjisë, por kjo nuk është realizuar”, tha tutje ai.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/06/Screenshot_2-12.png)
Të tjera
-
Shpërthen një granatë dore në Zubin Potok, dëmtohet një lokal dhe dy makina
Një granatë dore dyshohet se ka shpërthyer në Zubin Potok, ku si pasojë janë ...
-
Serbia nxjerr tanket dhe armët kineze, Vuçeviç: Për Vidovdanin duhej të mblidheshim në mes të Kosovës
Me ceremoni shtetërore, mbledhje të posaçme qeverie, homazhe dhe prezantim të...
-
Ish-guvernatori i BQK-së, Mehmeti: Rezultatet e BQK-së janë arritur falë menaxhimit të sukseshëm të viteve të kaluara
Dje guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili ia ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit ...
-
Lotina publikon momente romantike me Mozzik-un
Rep-artisti i njohur Mozzik dhe Lotina Haziri pasi kanë bërë publike lidhjen ...
-
“Po mendohet që i kemi vendosur kushte Serbisë, por në fakt i kemi vendosur kushte vetes nga politika e Kurtit”, thotë Haziri
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i ka komentuar tri kushtet e kryeministri...
-
Rriten 15% shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kosovë në bujqësi
Shkëmbimet tregtare për produktet bujqësore Shqipëri – Kosovë gjatë vitit 202...
-
Biserko: Vuçiq nuk e zbaton marrëveshjen e Brukselit, po pret ardhjen në pushtet të Trumpit
...
-
Kurti: Bashkatdhetarët nga e hëna mund të marrin falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj
Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se edhe këtë...
-
Zhduken dy vajza, njëra në Vushtrri tjetra në Prizren
Dy vajza janë zhdukur, njëra në Vushtrri e tjetra në Prizren. Një grua në Vu...
-
Zhvillimet e fundit në vend, Osmani u takua me ambasadorin francez Guérot
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim ambasadorin e Rep...
-
Maqedonci: Ushtria e Kosovës po ndërtohet si një forcë kompatibile me NATO-n
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhënë detaje lidhur me një varg akti...
-
Qeveria: Kosova ka një prej niveleve më të ulëta të borxhit shtetëror në kontinentin e Evropës
Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje mbledhjen e rregullt, ku ka marrë disa vendi...