Lajme

Përfundon takimi me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme, Hovenier deklarohet për mediat

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 02 June 2022

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Pas takimi ambasadori Hoveier ka dhënë edhe një deklaratë për media. Ai tha se me anëtarët e Komisionit, ndër të tjera diskutuan edhe për sigurinë kombëtare.

“Patëm një diskutim frytdhënës për sigurinë nacionale. Kam vlerësimin më të lartë për rolin e Kuvendit, si një element i sistemit demokratik dhe gjithashtu kam respekt edhe për anëtarët e këtij Komisioni dhe punën që ata bëjnë për të mbështetur Kosovën në politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare”, u shpreh Hovenier.

-Advertisement-

Kryetari i këtij Komisioni, Haki Abazi tha se me Ambasadorin Hovenier kanë diskutuar për marrëdhëniet mes dyja vendeve dhe rrugëtimin e përbashkët drejt integrimeve

“Kishim mysafir ambasadorin e SHBA-ve, rikonfirmuam lidhjen e marrëdhënieve strategjike me SHBA-të, rrugëtimin tonë të përbashkët drejt integrimeve veri-atlantike”, ka thënë Abazi në konferencë për media.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera